Qysh me përgatitë toner për fytyrë të yndyrshme me akne?

nga Argjenda Selmani

Nëse keni fytyrë të ynndyrshme dhe probleme me akne, e kuptojmë se mirëmbajtja e saj është shumë e vështirë. Mirëpo ka shumë rëndësi që ta bëni atë në mënyrë të duhur dhe të përdorni produktet e duhura për fytyrë të yndyrshme. Prandaj ne ju sygjerojmë të përdorni një toner/pastrues natyral për lëkurë.

Si ta përgatisni?

Përgatitja është e thjeshtë. Në një shishe xhami vendosni çaj të zier të gjelbër dhe 4 lugë uthull molle. Në vend se të përdorni pastrues të ndryshëm që blihen në kozmetika, pastroni lëkurën me pambuk çdo mbrëmje me këtë toner dhe rezultatet pozitive nuk do të mungojnë. 

Pse kemi lëkur të yndyrshme?

Prodhim i tepërt i sebumit është karakteristike për fytyrë të yndyrshme. Ai mund të vijë nga faktorë të ndryshëm që shpesh veprojnë të kombinuar me njëri-tjetrin:

Faktorët gjenetikë: Flasim në këtë rast për “predispozicion familjar”.
Faktorët hormonalë: Një çekuilibër i hormoneve si testosteroni, kortizoli që nxisin një mbiprodhim të sebumit.
Stresi: Ndryshimi i ekuilibrit normal të organizmit mund të shkaktojë mes të tjerash një mbiprodhim të sebumit.
Produktet kozmetike të papërshtatshme: Përdorimi i tyre mund të thajë në mënyrë të tepërt lëkurën duke nxitur një reagim të mbiprodhimit të sebumit nga gjendrat dhjamore.
Dieta e papërshtatshme: Kryesisht konsumi i alkoolit dhe ushqimeve me yndyrë mund të shkaktojë vështirësi në tretje dhe mbingarkesë të mëlçisë.
Patologjitë: E para mbi të gjitha, tek gratë, është sindromi i vezores policistike,por dhe gjendjet inflamatore sistematike.
Ilaçet: Kryesisht kontraceptivët dhe kortizoni apo ilaçet anabolike.