Qysh me përgatitë torte me M&M’s?

nga Flogerta Driza

Nëse jeni adhurues i M&M’s ju sygjerojmë që gjithsesi ta provoni një torte me M&M’s! Kjo recetë nuk dallon shumë nga tortat e zakonshme mirëpo me disa përbërës shtes dhe pak kreativitet, shpejt do të bëhet receta juaj e preferuar. Më poshtë keni udhëzimet se si mund ta përgatitni!

Përbërësit

  • 5 vezë
  • 250 gr sheqer
  • 250gr vaj
  • 400gr miell
  • 1 filxhan caji qumësht
  • 1 pluhur për pjekje
  • Nutella
  • 3-4 lugë kakao
  • 7 pako M&M’s
  • Kit-Kate çokollada (sipas dëshirës)

Përgatitja

Vezët,  sheqerin, vajin i rrahim së bashku. Më pas hedhim miellin dhe e përziejmë pak e nga pak. Në fund e shtojmë qumështin ngadalë që të mos e hollojmë shumë. Shtojmë 3-4 lugë kakao sipas dëshirës dhe pluhurin për pjeke. Brumin e ndajmë në dy pjesë, në dy tepsi.

E pjekim në nxehtësi 180 gradë për 40 minuta. Pas pjekjes dhe ftohjes e lyjmë petën e parë me nutella. Sipër saj shtojmë 3 pako M&M’s. Pastaj vendosim edhe peten e dytë, të cilën gjithashtu e lyejmë ne nutella. Përfshi edhe çoshet e tortës. Pastaj 4 pakot e mbetura të M&M’s i hedhim sipër. Nëse dëshironi anash mund ta dekoroni me Kit-Kate çokollada.

Sygjerim shtesë

Këtë tortë para se ta lyeni me nutella dhe M&M’s mund ta preni në forma të ndryshme. Duke i dhënë kështu formën e numrave, zemrës apo çfarëdo forme që ju preferoni. Tortja zakonisht pëlqehet shumë nga të gjithë që e provojnë atë. E sidomos nga fëmijët. Nëse një herë provoni torte me M&M’s do ta kërkoni sërish!