Qysh me përgatitë vaj kanelle?

nga Argjenda Selmani

A keni përdorur ndonjëherë vajë kanelle? Ose më mirë të themi, a keni dëgjuar ndonjëherë për të mirat e tij? Nëse përgjigja është “Jo” atëhere ka ardhur koha të filloni ta përdorni. Ky vaj shërues është i thjeshtë e mund ta përdorni edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore. Prej tij do të keni vetëm përfitime.

Përbërësit për vaj kanelle

•12 shkopinj kanelle
•1 gotë vaj ulliri (200 ml)
•1 kavanoz prej qelqit

Mënyra e përgaditjes

Së pari shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz prej qelqit dhe sipër derdhni vajin e ullirit. Pastaj sigurohuni që shkopinjtë të jenë mbuluar me vajin e ullirit. Pasi të jeni siguruar e mbyllni kavanozin dhe e lini në vend të ngrohtë. Vajin  e lini të qëndrojë dy deri tri javë. Mirëpo gjatë kësaj kohe përzieni çdo ditë. Pas tre javësh vajin e fituar të kanellës e hidhni në një shishe të errët dhe e ruani në vend të ftohtë. Kështu ky vaj kanelle është i gatshëm për përdorim.

Përfitimet nga ky vaj

Vaji i kanellës është një pastrues i madh i gjakut. Ai parandalon shfaqjen e puçrrave në fytyrë. Kanella përmirëson rrjedhën e gjakut dhe parandalon gungat. Gjithashtu ulë presionin e gjakut. Ky vaj rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Ai shkatërron bakteret në traktin urinar. Kanella madje zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër si dhe fufton infeksionet me kërpudha.

Vaji i kanellës vepron si një parandalues nga kanceri në zorr. Ai zvogëlon fryrjën në stomak dhe përmirëson tretjen.
Ndihmon me fytin e ftohtë dhe të sëmurë.Është diuretik i shkëlqyeshëm.