Qysh me përgatitë vezë në mënyrën turke për kafjall?

nga Argjenda Selmani

A keni provuar ndonjëherë me përgatitë vezë në mënyrën turke për kafjall. Ky padyshim është një nga ushqimet e preferuar turke me perime. Në fakt, kuzhina turke në përgjithësi është e njohur për erëzat dhe recetat e mrekullueshme.

Turqit i kushtojnë shumë rëndësi mënyrës se si e servojnë mëngjesin. Sofrat e tyre për vaktin e parë të ditës zakonisht janë plotë. Ne po ju sjellim kësaj here një recetë për kafjall ndryshe. Një mënyrë e të përgatiturit të vezës që do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni duke ngrënë mëngjës në Stamboll apo Ankara. Mësojeni dhe përgatiteni. Një gjë është e sigurtë, nuk do të zhgënjeheni!

Përbërësit për vezët në mënyrë turke
  • 2 speca; – 1 qepë;
  • 2 domate; – pak vaj;
  • 2 vezë; – kripë; – piper.
Përgatitja
 Për të përgatitur vezët në mënyrë turke në fillim në pak vaj fërgoni qepën e grirë imët dhe specat. Pastaj shtoni ngadalë domaten e qëruar, të prerë në feta. Sekreti i recetave turke qëndron tek erëzat dhe tek marinimi i ushqimeve në përgjithësi. Prandaj, nëse doni që recetën ta realizoni ashtu si duhet marinoni specat me erëza sipas shijes. Fërgoni ato 5 – 6 minuta. Pastaj bëni hapësirë për vezët. Hidhni edhe ato që të fërgohen mirë e mirë. Kështu mëngjesi juaj turk është gati.
Pasi tashmë vezët janë shërbyer, shërbejeni!