Qysh me plotësu profilin me update-in e ri të dua.com?

nga Argjenda Selmani

Me update-in e ri të dua.com profili juaj mund të duket edhe më i kompletuar. Duke shtuar preferencat, hobit, gjuhët që flisni e qëllimet tuaja për jetë, ju i lehtësoni vetës gjetjen e dashurisë.

Mirëpo si mund ta bëni këtë?

  • Së pari shkoni në app store ose play store dhe sigurohuni që keni versionin e fundit të dua.com.
  • Pastaj shkoni tek edit information dhe krahas informateve që tashmë keni aty, shtoni edhe të tjerat që tashmë ju shfaqen si opsione.
  • Mund të tregoni p.sh, a e pini duhani apo jo. A planifikoni të keni fëmijë, a ju pëlqen më tepër futbolli apo basketbolli, etj.

Përse është e rëndësishme kjo?

Nësë e plotësoni profilin me informata që tregojnë se çfarë lloj personi jeni ju, të tjerët e kanë më lehtë t’ju pëlqejnë. Madje me update-in e ri të dua.com arritja e matches dhe e likes është edhe më e lehtë!
Kur ju zgjedhni preferencat e juaja, p.sh, notin, shëtitjen, zhandrin e muzikës etj, nëse dikush tjetër ka të njëjtat perferenca, ato automatikisht do të theksohen me të gjelbër. Kështu e keni më të lehtë  të identifkoni se me kë përshtateni më shumë.

Lidhuni me shqiptarët kudo që janë

Aplikacioni dua.com tashmë ka shtrirje në gjithë botën. Me numrin e përdoruesve që po rritet çdo ditë, po shtohen pa dyshim edhe njohjet, miqësitë e lidhjet mes njerëzve. Nëse ende nuk jeni bërë pjesë e këtij komuniteti, shkarkoje tani!