Tashmë dihet se dua marketplace është tregu që bën bashkë shumë artistë e prodhues shqiptarë. Ky treg-online ofron produkte vendase dhe cilësore për të gjitha shijet dhe grupmoshat.
Mirëpo, qysh me porositë në dua marketplace?
- Zgjidhni produktin që doni të blini.
- Nëse është veshje zgjidhni: masën, ngjyrën nëse ka opsione si dhe sasinë.
- Klikoni butonin “Buy now” ose ‘Bli tani”.
- Pasi të keni klikuar “Buy now” ju hapet pyetësori mbi të dhënat tuaja si blerës.
- Aty përfshihen: E-maili, emri, adresa, shteti si dhe numri i telefonit. Pasi t’i keni plotësuar klikoni tek “Continue to shipping” ose “Vazhdo tek dërgesa”.
- Zgjidhni metodën e dërgesës. Me postë të shpejt apo normale. Posta e shpejtë ka kosto ekstra ndërsa posta normale jo. Ashtu si e dikton edhe e emri, ndryshimi mes këtyre mënyrave të dërgesave është kohëzgjatja e mbërritjes së produktit në adresën tuaj.
- Klikoni “Continue to payment” apo “Vazhdo tek pagesa”.
- Zgjidhni metodën e pagesës, me kredit krediti ose kartë debit, PayPal, PaySera, Cash on Delivery (Pagesë në dorë) ose Depozitë bankare. Zgjidhni opsionin që ju leverdis më shumë.
- Në rast se keni ndonjë kod për zbritje, ose gift card, plotësoni hapësirën e dedikuar për të në anën e djathtë të ekranit.
- Si përfundim klikoni “Pay now”, ose “Paguaj tani” dhe në ekran do të shfaqet konfirmimi i porosisë suaj.
Në varësi të vendit ku ndodheni varet edhe sa kohë i duhet produktit për të mbërritur. Dua marketplace e ka llogaritur edhe afatin kohor të dërgesës dhe ka shërbimin e klientit aktiv për çdo paqartësi.