Qysh Me Porositë Ushqim nga Shpejt.me?

nga Argjenda Selmani

Nëvoja për të shfrytëzuar sisteme të digjitalizuara që na lehtësojnë punët e perditëshme është duke u rritur dita ditës, kjo falë edhe perdorimit të telefonave të mençur, tableteve etj. Digjitalizimi i sherbimeve për porosi dhe blerje përshpejton dhe lehtëson procesin e blerjës për shfrytezuesit (edhe pse pagesa kryhet në dorë), largon keqkuptimet gjatë kryerjes së porosisë (problem i njohur për porosi me telefon) dhe ul shpenzimet e shfrytezuesit.

Një sistem i tillë është edhe shpejt.me, sistem që ka digjitalizuar në terësi porositjen e ushqimeve nëpërmjet telefonit të mençur/tabletit/kompjuterit në vetëm pak minuta. Krejt çfarë ju nevoitet është vetëm internet në paisjen tuaj. Qysh mund të bëni porosi të ushqimeve nga shpejt.me mund të mesoni nga hapat më poshtë.   Verejtje: Në rast që ju keni hapur llogari në shpejt.me atëherë vazhdoni me hapin 1. Në rast që nuk keni llogari të krijuar atëherë vazhdoni në hapin 8.

1. Vizioni faqën www.shpejt.me

Vizitoni faqën www.shpejt.me nga kompjuteri/telefoni i mençur/tableti dhe klikoni në butonin ku gjenedni për të filluar kërkimin e restauranteve në zonën ku ju jetoni.

shpejt-me-1

2. Përcaktoni adresën e juaj të saktë

Në momentin që të hapet pop-up dritarja, shënoni adresën tuaj se ku gjindeni. Pikërisht duke u bazuar në informatat e sakta të adresës tuaj, sistemi i shpejt.me do të listojë edhe restaurantet që veprojnë në zonën ku ju jetoni. Në rast që paisja (telefoni/tableti/kompjuteri) juaj ka GPS të integruar, atëherë sistemi i shpejt.me në menyrë të saktë do të pozicionojë shënuesin e hartës në vendodhjen tuaj.

Në rastin kur paisja juaj nuk ka GPS të integruar ju percaktoni manualisht shtetin, qytetin dhe adresën tuaj (p.sh: Sheti: Kosova, qyteti: Prishtina, Addresa: Agim Ramadani 1.) . Gjithashtu adresën mund ta percaktoni edhe duke klikuar me kursorin e djathtë të mousit në hartë apo duke e bartë shenuesin e kuq në hartë. Mbasi të percaktoni adresen e saktë, vazhdoni procesin duke klikuar në butonin e gjelbertë.

shpejt-me-2

3 Zgjedhni restaurantin

Pasi që të gjenerohet lista  e restauranteve/bizneseve gastronomike që veprojnë në zonën tuaj, zgjedhni njërin nga restaurantet që ju preferoni. Në rast që ju nuk mund të gjeni restaurantit tuaj të preferuar, atëherë shfrytezoni kërkuesin që ndodhët në anën e djathtë.

shpejt-me-3

4 Zgjedhni ushqimin

Nga menyja e ushqimeve zgjedhni ushqimin që ju deshironi. Fillimisht të gjithë përbëresit në ushqimin që ju keni perzgjedhur janë aktiv, mirëpo  nëse ju nuk deshironi ndonjërin nga përbëresit në ushqimin tuaj (p.sh:djath, speca, etj.) klikoni përbëresin (butonat ekaltërt) që ta bëni joaktiv. Nëse ushqimi ka përbëres shtesë (butonat e gjelbërt)  klikoni përbëresin ta bëni aktiv dhe ai do ti shtohet ushqimit tuaj.

Përbërësit shtesë të ushqimit nuk janë falas, kështu që kur të shtoni përbëresit shtesë edhe  çmimi i ushqimit tuaj do të rritet. Pasi që keni perzgjedhur ushqimin e deshiruar dhe e keni vendosë atë në shportën e blerjes (kontrolloni porosinë minimale që lejon restauranti), buttoni “Porositë” do bëhet aktiv (i kaltërt) dhe do tregojë edhe numrin e porosive tuaj. Për të kompletuar porosinë klikoni butonin “Porositë”.

shpejt-me-4

5. Kompletoni porosinë

Pasi keni shtypur butonin porositë, pop-up do ju tregojë shporten tuaj me të gjitha informatat e nevojshme për biznesin: Si adresën ku duhët bërë derges, ushqimet që ju keni porositur dhe përbëresit, shumën totale të porosisë si dhe detalet shtesë për ushqime dhe dergesë. Pikërisht ju pa kryer porosinë mund të shtoni informata shtesë në ushqimet e perzgjedhura duke komentuar në çdo fushë perkatëse si p.sh (më pak djathë, pa djegës etj.). Gjithashtu ju mund të shtoni informata shtesë edhe te pjesa e Transportit/Dergesës. Për të kompletuar porosinë klikoni në butonin “POROSIT TANI”.

shpejt-me-5

6. Si e deshironi porosinë tuaj

Në fund ju percaktoni mënyren si e deshironi porosinë tuaj:

a) Dërgesë – në adresën e deshiruar apo

b) Me vehte –  të shkoni ju vetë dhe ta merrni ushqimin të restauranti/biznesi gastronomik

Për momentin do të jenë të listuara vetëm restaurantet që bëjnë dergesë në adresën e caktuar. Për të kryer porosinë klikoni butonin “Dërgesë”.

shpejt-me-6

7. Pranoni kodin konfirmues

Në rast që jeni shfrytezues i rregjistruar atëherë pranoni kodin tuaj konfirmues (6 shifror) për porosinë që keni bërë. Pikërisht me këtë kod do mund të kontrolloni edhe gjendjen e porosisë tuaj.

shpejt-me-7

Për të kontrolluar porosinë tuaj kaloni në hapin 9.

8. Krijoni llogari në shpejt.me

Për të kryer porosi të ushqimeve në sistemin e shpejt.me ju duhet fillimisht të keni llogari të krijuar. Të gjitha informatat duhet të jenë të sakta, sepse në momentin që do të kryeni porosinë e parë sistemi i shpejt.me kërkon që ju të konfirmoni nëpërmes një sms në numrat e shpejt.me llogarinë tuaj me qëllim që të mbrojë biznesin nga porositë e rrejshme.

Gjithashtu mbasi që të kryeni rregjistrimin sistemi automatikisht do të ruaj adresën tuaj të shënuar më poshtë. Herët e tjera mbasi të qaseni në sistemin e shpejt.me ju nuk keni nevojë të shënoni më adresën tuaj gjatë porosisë, ajo do të gjenerohet në menyrë automatike. Ju lutëm mbasi që të plotësoni të gjitha fushat shrypni butonin “tick” dhe direkt do të kyçeni në sistem. Mbasi që jeni kyçur në sistem kthehuni sërisht të hapi 1 i këtij manuali për të kryer porosinë.

shpejt-me-8

9.  Kontrolloni Porosinë

Për të kontrolluar porosinë tuaj, ju duhet vetëm të jeni i kyçur në sistemin e shpejt.me. Nëse jeni duke naviguar me PC/MAC, atëherë klikoni në linkun “Porositë e Mia”

shpejt-me-9

dhe kur të hapet pop-up dritarja klikoni mbi porosinë e fundit që keni bërë.

shpejt-me-10

Nga lista e mësiperme ju mund të shikoni historikun e të gjithë porosive në menyrë të detajizuar nëse klikoni në cilendo nga porositë. Nese deshironi të kontrolloni vetëm porosinë e fundit së në cilën fazë të pergatitjes gjindet ushqimi juaj, klikoni në porisinë e parë:

shpejt-me-11

Nëse jeni kyç nga telefoni i mençur/tableti në sistemin shpejt.me atëherë vetëm klikoni në butonin “kontrollo statusin e porosisë” dhe shenoni kodin e tuaj (6 shifror) dhe kliko buttonin ok.

shpejt-me-12

Në faqën tjetër ju do mund të shikoni informatat e detajizuara mbi porosinë tuaj dhe fazën e pergatitjës në të cilën gjindet ushqimi juaj.

shpejt-me-13

10. Kryeni pagesën dhe shijoni ushqimin

Kur ushqimi juaj të mberrijë në adresën e deshiruar juve ju mbetët vetëm te kryeni pagesën në dorë dhe të shijoni ushqimin.