Qysh me qenë student më i mirë?

nga Argjenda Selmani

1.Hapi drejt përmirësimit të notave është kryerja e detyrave të shtëpisë. Nëse keni detyra, afati i dorzimit të të cilave është të hënën, mos pritni deri të dielën në mbrëmje për të filluar ato. Kështu do të jeni në gjendje të menaxhoni kohën tuaj, duke mos u lodhur njëkohësisht.

2.Nëse keni test apo provim së shpejti, mos shpenzoni kohën duke shikuar televizion. Testet janë pjesa më e rëndësishme e notës përfundimtare. Kaloni kohën e lirë duke lexuar shënimet e lëndës, apo duke ushtruar.

3.Merrni shënimë gjatë ligjëratës. Këto shënime janë detajet kryesore të cilat duhet të mësohen patjetër.

4.Nëse nuk kushtoni vëmendje gjatë ligjëratës, atëherë do të jetë thuajse e pamundur që ti kuptoni të gjitha vetëm.