Qysh me reduktu ënjtjen e syve?

nga Flogerta Driza

Të gjithëve na shqetëson dhe duam ta reduktojmë ënjtjen e syve. Fatkeqësisht nga lodhja dhe mënyra e ushqimit ajo ndonjëherë është e pashmnashme.

Mirëpo ka disa mënyra përmes të cilave mund ta reduktojmë apo edhe ta parandalojmë enjten e syve dhe lodhjen e lëkurës në përgjithsi. Më poshtë me po përmendim disa prej tyre.

Aplikoni akull

Metoda më e vjetër për reduktimin e të ënjturës është me akull. Kjo bëhet duke aplikuar akull në zonën e ndikuar. Ndërsa për sy preferohet të vendosen dy lugë në friz për 2-3 minuta dhe pastaj të vendosen në sy.  Mbani lugët në pjesën e enjtur të syve deri sa temperatura e tyre të zbres. Përsëriteni këtë disa herë në javë.

Përdorni çajin e gjelbër

Disa studime të kryera kanë treguar se çaji i gjelbër ka përbërës anti-inflamator të fuqishëm. Në mënyrë që të keni sukses merrni disa qese të cajit të gjelbër të lagura, vendosini në frigorifer për disa minuta. Pastaj aplikoni qeset në sy për 10 minuta. Ato padyshim se do të ju qetësojnë lëkuren rreth syve dhe do të ndiheni të relaksuar.

Tranguj

Falë vitaminës C dhe acidit kafeik, trangujt përmbajnë përbërës që zbusin irritimin. Ata shërbejnë edhe për largimin e ëntjes së syve. Prisni në feta të holla trangujt, shtrijuni dhe vendosni trangujt në sy për 5 minuta e pastaj shpërlani fytyrën. Kjo është një nga mënyrat më klasike për të reduktuar ënjtjen e syve. Mirëpo funksionon gjithmonë.