Qysh me regjistru martesën e bërë jashtë Kosovës?

nga Argjenda Selmani

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për regjistrimin e martesës së bërë jashtë Republikës së Kosovës është si vijon:

  • Certifikata mbi lidhjen e martesës nga shteti tjetër ku pala ka lidh martesë të përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës (origjinal);
  • Letërnjoftimin ose pasaportën valide (fotokopje);
  • Nëse certifikata është e pakompletuar me shënimet e prindërve, pala duhet të sigurojë edhe ekstraktet e lindjes për dy bashkëshortët;
  • Pagesa e taksës 1 Eur.