‘Qysh me’ rikthehet pranë lexuesëve

nga Argjenda Selmani

Faqja informative Qysh me është aktivizuar sërish! Me qëllimin që të realizojë misionin e saj dhe t’i jap ndihmë komunitetit për nevoja të vogla dhe të mëdha. Qysh me do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje të lehta dhe të shpejta. Duke qenë se tashmë është pjesë e platformës dua.com, Qysh me i afrohet edhe më tepër qëllimit të vet, që është bashkimi i njerëzve dhe ndihma ndaj njëri-tjetrin.

Qysh me do të mund të lexoni çdo ditë këshilla dhe udhëzime që do të ju ndihmojnë në jetën e përditshme. Nisur nga teknologjia, recetat, çështjet shëndetësore e personale dhe jo vetëm. Bashkë me dua.com, aplikacionin që po bashkon shqiptarët përmes dashurisë, ndihmës dhe biznesit, ne do të jemi afër jush përmes kësaj faqeje dhe kanaleve tona në rrjetet sociale. 

Çka mund të lexoni në tek ne?

Artikujt tanë ndahen në disa kategori dhe nënkategori. Nisur nga Tekologjia, Shëndeti, Familja, Bukuria etj. Për secilën pyetje që mund të keni, për secilën paqartësi, mjafton të shfletoni artikujt tanë.

Zgjidhni probleme të caktuara. Mësoni simptomat e sëmundjeve të caktuara apo kujdesin ndaj fëmijëve dhe kafshëve. Lexoni këto edhe shumë më tepër në uebfaqen tonë! Nëse keni ndonjë sygjerim per artikull, ndonjë pyetje apo paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni.