Qysh me rritë vetbesimin?

nga Argjenda Selmani

Të gjithëve na ndodh që në periudha të caktuara të kemi më pak vetbesim. Mirëpo qysh me rritë vetbesimin? Mos harroni se është shumë e rëndësishme që të punojmë me vetën që kjo të mos të zgjas shumë. Vetbesmi ndikon shumë në qetësinë tonë shpirtërore. Nëse ai na mungon atëherë gjërat bëhen shumë të vështira për ne. Prandaj më poshtë po ju japim disa këshilla se si mund ta rrisni vendbesimin tuaj.

Gjeni se pse e keni vetbesimin e ultë

Së pari kujdesuni të kuptoni se pse ju mungon vetbesimi. Cila është arsyeja pse nuk ndiheni të mirë aq sa duhet? A është pesha juaj? Dukja? Shkollimi? Cilado që të jetë, menjëherë bëni një plan se si ta kaloni këtë barrierë.

Punoni me vetën 

Nëse e vëreni se keni mungesë vetbesimi përmirësoni atë që nuk ju pëlqen tek vetja juaj. Ju mund të ja dilni. Bëhuni versioni më i mirë i vetës. Mirëpo këtë mund ta bëni vetëm nëse jeni të përkushtuar dhe punoni realisht me vetën.

Kujtojani vetës vlerat tuaja

Mos harroni asnjëherë vlerat që ju karakterizojnë si person. Në momentet kur vetbesimi ju mungon kujtojani vetës ato. Madje mund të bëni edhe një listë më to. Shkruani se pse ju jeni një person me vlera. Kujtoni përpjekjet që keni bërë në jetë. Kujtoni edhe të mirat që keni arritur.

Flisni

Asnjëherë mos hezitoni të shprehni mendimin tuaj. Gjeni kurajo dhe flisni. Integrohuni dhe bëhuni të zëshëm. Qoftë në shkollë, në vendin e punës apo në shoqëri. Dilni nga zona juaj e rahatisë dhe kërkoni trajtimin që ju e meritoni. Edhe nëse në fillim do të ju duket e vështirë më pas kjo do të jetë në të mirën tuaj.