Qysh me rrit rrjedhen e ujit më shumë në rrobalarëse?

nga Argjenda Selmani

Qysh me rrit rrjedhen e ujit në rrobalarëse? Ky është një nga ato probleme që paraqitet në disa rrobalarëse, mirëpo mos u brengosni! Edhe kjo e ka një zgjidhje.

Si ta rregullojmë rrjedhen e ujit?

Nëse e mbyllni rubinetin, e hiqni zorrën nga makina rrobalarëse, e tërhiqni siten (me ndihmën e darëve) do të shihni se si ajo është e mbushur dhe e bllokuar me rerë të imëtë të ujësjellesit.

Me kujdes, duke e mbajtur mes gishtërinjve e pastroni atë nën shtypje të lartë të ujit. Kontrolloni duke shikuar siten dhe e ktheni atë në vendin e saj të duhur. 

Vërejtje: Këshilla u rekomandohet personave të cilët nuk janë të mësuar të bëjnë intervenime ëe tilla, në mënyrë që të mos dëmtojnë pjesën e parme ose mbështjellesin plastik për instalimin e gypave.  Alternativë është gjithmonë edhe angazhimi i ekspertit.