Nësu ju nevojitet IP adresa e kompjuterit tuaj, qoftë kompjuter standard apo Laptop, atëherë duke ndjekur hapat në vijim ju shumë thjeshtë dhe lehtë mund ta bëni atë.
Mënyra e parë
Hapi 1: Vizitoni google.com dhe në kutinë për kërkim shkruani “IP address” ose “My IP address”.
Hapi 2: Tek rezultatet si në fotografi tek shigjeta e kuqe, me ngjyrë të hijezuar (bold) shihet IP adresa juaj publike.
Mënyra e dytë
Hapi 1: Klikoni pullën Start në kompjuterin tuaj, e cila gjendet në anën e majtë poshtë.
Hapi 2: Si në fotografinë më poshtë, hapni menytë, pra vendoseni kursorin e mausit mbi Programs > Accessories > pastaj klikoni Command Prompt.
Hapi 3: Pasi të hapet Command Prompt, shkruani IPconfig dhe shtypni ENTER, por kujdes shkruani IP me shkronjë të madhe, sepse pastaj komanda nuk njihet.
Hapi 4: Pas shfaqjes së rezultateve, shikoni aty ku shkruan IP address, aty është IP adresa juaj.