Qysh me shkarku aplikacionin e dua.com nga Play Store dhe App Store?

nga Flogerta Driza
Aplikacionin e dua.com mund ta shkarkoni tanimë si nga Play Store ashtu edhe App Store. Deri më tani numërojmë mbi 20,000 abonentë të rregjistruar si User të dua.com App. Siç e kemi përmendur shpesh herë në postimet tona, dua.com më në fund e lançoi aplikacionin e saj në fund të muajit qershor. Kemi vënë re se kërkesa për ta provuar këtë aplikacion ka qënë shumë e madhe. Nisur nga kjo do t’i përgjigjemi pyetjeve më të shpeshta.

“Qysh me shkarku aplikacionin e dua.com nga Play Store dhe App Store?

Më poshtë po ju tregojmë dy linqet dnga ku mund të shkarkoni dua.com App. Shkoni tek:

1App Store

Ky link është për të gjithë përdoruesit e Iphone me sistem operativ iOS. E gjeni aplikacionin menjëherë, mjafton të klikoni më sipër dhe do mund ta shkarkoni atë pa problem. Përditësimi i sistemit operativ iOS sidomos me atë të fundit të iOS14 mund t’ju detyroj daljen nga aplikacioni. Kështu që kur ta shkarkoni versioni e fundit të aplikacionit të dua.com, tentoni të përditësoni edhe telefonin tuaj që të mund të shijoni një eksperiencë sa më të mirë në dua.com

2- Play Store

Ndërsa, nëse klikoni këtu, do mund të shkarkoni versionin e aplikacionit për ata që kanë telefona Android. Zakonisht pasi ta keni shkarkuar, merrni parasysh se ky aplikacion përditësohet shpesh. Kërkon një version të sistemit operativ të Android të lartë, duke nisur nga 6.01 e më tej. 

Çfarë do të thotë të shkarkosh dua.com?

Do të thotë që tashme mund ta keni aplikacionin si për Android dhe IOS. Në të njëjtën kohë tani do keni mundësi të krijoni profilin tuaj dhe të bëheni Match dhe të Chatoni me kë të dëshironi. Nëse e provoni appin, mirëpresim çdo sugjerim apo kritikë tuajën. Nëse keni pyetje apo paqartësi, mjafton të na shkruani tek support@dua.com ose mund të review-në tuaj në Play Store dhe App Store.