Qysh me shkarku një video të TED Talks?

nga Flogerta Driza

TED (Teknologji, Zbavitje, Dizajn) është një shoqatë jo-fitimprurëse që ka filluar në vitin 1984. Që prej atëherë është zhvilluar në një rrjet global të konferencave që përqendrohet tek “Idetë që vlen të përhapen.” 

Edhe pse konferencat zyrtare kanë qenë të kritikuara si ekskluzive ose elitare, TED përqafon me të vërtetë një mision. Ai është përhapja e ideve me vlerë dhe me inovacion nga i tërë rruzulli tokësor. Pandashmërisht nga fushat e shkencës mbi sistemin nervor, artit dhe biznesit. 

Nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme ka bërë që idetë me vlerë të kapërcejnë fazat e veta vit pas viti dhe të bëhen më të kapshme për publikun e më gjerë. Fjalimet TED kanë rishpikur artin e retorikës së shekullit XXI. Lamtumirë akademizma sipërfaqësorë, fjalë shkencore pa kuptim, moralizime pompoze, ekzaltim nga PowerPoint, sot e dimë se “idetë që vlen të shpërndahen” munden, me të vërtetë, të shpërndahen në largësi dhe të depërtojnë në thellësi, me qartësi dhe stil!

TED ka nisur uebfaqen TEDTalks. Aty ku janë postuar videot e konferencave, me titra, dhe është diskutuar e folur në shumë gjuhë. TEDTalks ka tërhequr miliona shikues. Kjo iniciativë vërtetë e shfrytëzon Internetin si një platformë pa precedencë nga e cila përhap dijen dhe idetë. 

Kjo platformë përdor një ‘video player’ nga i cili nuk mund të shkarkoni videot me anë të faqeve që mundesojnë shkarkimin e videove nga YouTube. 

Për të shkarkuar videot nga TED Talks duhet të instaloni programin TEDinator të cilin mund ta merrni falas nga këtu: https://bitbucket.org/obinshah/ted-talks-downloader/downloads