Qysh me shkarku versionin beta të aplikacionit dua në Android?

nga Flogerta Driza

Keni provuar versionin beta të dua.com? Nëse ende nuk dini si ta shkarkoni aplikacionin e dua.com në telefonin tuaj Android, ju lutem ndiqni udhëzimet e mëposhtme. 

Së pari, duhet të regjistroheni në uebfaqen e https://www.dua.com/beta/ dhe të zgjidhni versionin Android.
Menjëherë pas kësaj do t’ju mbërrij në emailin tuaj një link, të cilin duhet ta konfirmoni si user i Beta Testing. Klikoni tek Become Beta Tester.

Shënim per versionin Beta:

Ju lutem vendosni adresë emaili me të cilin jeni tashmë të rregjistruar në Play Store dhe jo një email çfarëdo.

versionin beta

Së dyti, do të ridërgoheni si tregon fotoja e mëposhtme, e cila do të thotë se sapo jeni pranuar si Beta Tester. Nëse nuk e keni instaluar aplikacionin ende klikoni linkun dhe ju ridrejton tek Play Store.

versionin beta

Së treti, nga Play Store vetëm klikoni Install dhe u krye. Tani jeni gati të krijoni llogarinë tuaj në aplikacioni e dua.com dhe të njiheni me përdorues të tjerë.

Image

Pasi ta merrni aplikacionin mos harroni të lini feedback për eksperiencën tuaj. Për të mësuar se si mund të lini feedback klikoni këtu.