Qysh Me Shkrujt Shkronjën “ë” dhe “ç” me Shpejt dhe Lehtë?

nga Argjenda Selmani

Në pjesën dërrmuese të vendeve në internet ku flitet shqip mund të vërehet që nuk përdoren shkronjat “ë” dhe “ç”. Njëra nga arsyet e këtij mospërdorimi është edhe vështirësia për t’i shkruar, pasi që, siç dihet, këto dy shkronja nuk ndodhen në një tastierë të zakonshme të cilat zotërohen nga shqiptarët. Në muajin prill, Çelik Nimani shkruajti një artikull për tastierën e vërtetë në gjuhën shqipe që përmban shkronajt Ë dhe Ç.

Kjo tastierë mund të jetë mjaft e dobishme. Me këtë pajtohem edhe unë, por kjo tastierë nuk shitet në të gjithë vendet ku ka shqiptarë, andaj kjo paraqet një vështirësi të radhës. Por, prisni pak sepse kam një lajm të mirë: ekziston një mundësi shumë e mirë që të shkruani shpejt dhe lehtë shkronjat Ë dhe Ç pa pasur nevojë që të keni një tastierë të veçantë, por thjesht duke i ndjekur disa hapa, të cilët, nëse nuk i kuptoni dhe aq, mund t’i shihni në zbatim në videon e vendosur më poshtë. Ndryshimet që bëhen me rastin e ndryshimit të ndërfaqes së tastierës përfshijnë edhe disa susta të tjera, të cilat mund të na paraqesin ndonjë vështirësi gjatë shkruarjes së ndonjë gjëje, andaj unë i përdor edhe shqipen edhe anglishten.

Unë po tregoj se si bëhen këto ndërrime në Windows 7, por ecuria e ngjashme vlen edhe për Windows Vista dhe Windows XP. Shkoni në Start dhe Control Panel Shtypni Region and Language Shkoni tek tabi Keyboards and Languages Shtypni Change Keyboards Shtypni Add Shkoni tek Albanian, Keyboard dhe përzgjedheni Albanian Shtypni OK Tani filloni të shkruani shqip duke e shkruar shkronjën Ë me ; dhe shkronjën Ç me sustën [. Më pastaj, mund të bëni ndërrimin e këtyre dy ndërfaqeve të dy gjuhëve në të njëjtën tastierë. Ju mund të zgjedhni se si do t’i bëni ndryshimet e ndërfaqeve duke shkuar në Advanced Key Settings dhe aty mund të zgjedhni se me cilat susta ta bëni ndërrimin.   Falenderojme Drio-ne per kontributin ne kete teme.