Qysh me shmang fotot e paqarta në Smartphon-in tuaj?

nga Flogerta Driza

Fotot e paqarta janë problem për çdo përdorues Android-i dhe jo vetëm. Cilado qoftë arsyeja pse fotot tuaja janë të paqarta/blurry, ka disa hapa praktikë që mund të ndërmerrni për t’i shmangur ato në të ardhmen.

Ja çfarë të bëni:

Shkrepni në ndriçimin më të mirë të mundshëm: Bërja e fotografive në dritë të dobët paraqet shumë probleme. Mënyra më e mirë për t’i shmangur ato është të shmangni ndriçimin e keq sa herë që mundeni. Shkrepni jashtë ose shkrepni edhe brenda një ambienti por vetëm nëse ka ditë të mirë. 

Mbajini të qëndrueshme duart tuaja:

Nëse duart tuaja lëvizin, do të kapni një foto të paqartë. Mbajeni smartphone-in tuaj sa më qetë të jetë e mundur. Nëse keni një trekëmbësh smartphone, përdorni atë sa herë që mundeni, ose thjesht përkrahni telefonin tuaj kundër diçkaje.
Shënjo subjektet e tua: Nëse jeni duke bërë një foto të një grupi njerëzish, kërkoni që të gjithë të qëndrojnë sa më të qetë.

Shmangni subjektet me lëvizje të shpejtë:

Edhe në rrethanat më të mira, këto pothuajse gjithmonë do të dalin ndër fotot e paqarta që keni në telefon.
Përdorni Burst Mode: Nëse bëni më shumë se një foto me quick succession, rrisni shanset që gjithçka të bëhet si duhet për të paktën njërën prej atyre fotove. Ju parandalon gjithashtu të drishni telefonin duke shtypur butonin shutter.
Mos zmadhoni shumë: Pak zoom dixhital, ka të ngjarë, të bjerë në sy, por nëse e zmadhoni shumë do duket qartasi cilësia e ulët.

Prekni subjektin tuaj për ta fokusuar në të:

Fokusi automatik i smartphone-it tuaj ndonjëherë mund të mendojë se pjesa që nuk duhet fokusuar është pikërisht subjekti. Kështu që fokusojeni me kujdes subjektin dhe shkrepni foton.
Pastroni lenten: Një leckë me lente mikrofibre është më e mira, por edhe një pece do bënte punë po njësoj.
Bëni kontrollin manual të telefonit tuaj: Nëse jeni me të vërtetë në një situatë të ndërlikuar, mund të vendosni shutter speed dhe ISO që të kapni një foto sa më të mirë. Ja se si ta bëni këtë në një telefon iPhone ose Samsung.

Jini realist:

Kamerat e smartphonave kanë bërë një rrugë të gjatë, por janë ende të kufizuara në krahasim me kamerat profesionale. Kjo është për shkak të madhësisë së sensorëve, hapjes fikse të lenteve dhe dizenjove më të kufizuara. Duke pasur parasysh këtë, mos prisni të shkrepti foto perfekte çdo herë.