Qysh me tejkalu dhimbjen nga ndarja?

nga Flogerta Driza

Shumica prej nesh e kemi provuar dhimbjen e nga ndarja dhe të dashurisë. Fatkeqësisht në shumicën e rasteve është e pashmangshme. Sidomos periudha e parë pas ndarjes është gjithmonë më e vështira.

Megjithatë ju nuk duhet të dorëzoheni. Janë disa gjëra që mund të bëni për ta ndihmuar vetën ta kaloni këtë periudhë të vështirë. Ju duhet të kërkoni ndihmë nëse keni nevojë. Mirëpo mos harroni se është normale që ju të keni emocione dhe dhimbje. Janë krejtësisht njerëzore prandaj mos i shtypni ato.

Qani dhe filsni për të aq sa keni nevojë

Nëse jeni person që emocionet dhe dhimbjen nga ndarja e shprehi me lot atëherë mos e ndalni vetën dhe qani aq sa keni nevojë. Vetëm ose në prani të një personi që i besoni. Nëse keni nevojë edhe filsni për të. Mirëpo lirojeni vetën nga kjo dhimbje. Ka shumë rëndësi që të kaloni në këtë fazë të ‘shërimit’ nga thyerja e zemrës. Nëse nuk e zbrasni vetën nga emocionet.

Kujtojani vetës pse jeni ndarë

Me siguri ndarja ka ardhur si mungesë e lumturisë. Si rezultat i keqkuptimeve të shumta. Apo thjeshtë nuk ka qenë koha juaj për të qenë bashkë. Kujtojeni arsyjen pse jeni ndarë. Bindeni vetën se ajo lidhje ka përfunduar. Kësisoj ngadalë do të filloni ta pranoni si fakt se ndarja juaj ka ndodhur dhe do ta përjetoni më lehtë.

Mos shfletoni kujtimet

Kur shfletoni kujtimet ju ngacmoni plagët tuaja. Prandaj mos shfletoni fotografitë as mesazhet. Mos i shikoni dhuratat. Ato vetëm do të ju kthejnë në kujtime që do të ju mërzisin. E mos harroni që nostalgjia është mashtruese dhe na kujton vetëm momentet e mira. Prandaj më e mira do të ishte nëse të gjitha ato i fusni në një kuti dhe i largoni nga sytë. Më vonë kur të jeni gati psiqikisht mund edhe t’i hidhni apo të bëni me to çfardo që dëshironi.

Dilni me shoqëri

Kaloni dhimbjen duke dal e duke u argëtuar. Mos u mbyllni në shtëpi për kohë të gjatë. Takohuni me miqtë tuaj më të mirë. Merruni me një aktivitet të ri. Argëtohuni dhe mbajeni mendjen larg nga e shkuaura. Ju keni nevojë të qeshni dhe të ndiheni mirë. Prandaj bëjani vetës këtë të mirë.

Përkushtohuni ndaj vetës

Shfrytëzojeni këtë periudhë të jetës për tu avancuar. Për tu bërë person më i mirë. Ndiqeni atë kurs që e keni pasur më mendje tash e disa kohë. Filloni të mësoni atë gjuhë të re që gjithmonë keni dashur. Risistemojeni dhomën tuaj. Bëni diçka që ju ndihmon vërtetë. Mos harroni sa shumë vleni ju dhe se jeta është ende përpara jush.