Qysh me transferu kredi ne Vala?

nga Argjenda Selmani

Ky shërbim u mundëson konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar së kredisë së tyre tek konsumatorët e tjerë me numër me parapagesë (prepaid).

Udhëzimet për të transferuar kredine prej llogarisë suaj me parapagim në një konto tjetër me parapagim janë këto:

  1. Shtypni si në vijim: *121*44xxxxxx*shuma e kredisë*pinkodi# dhe konfirmojeni duke shtypur butonin për thirrje.
  2. Do te merrni një porosi konfirmimi për të autorizur këtë transferim. Nese informacioni është i saktë atëherë, konfirmojeni. Do të merrni prapë një porosi për transfer të kredisë me sukses.

VËREJTJE:

Kjo porosi notifikimi nuk do të ruhet në telefonin tuaj. Porosia po ashtu do t`i dërgohet edhe pranuesit të kredise si njoftim për këtë transfer dhe shumën.

Demonstrim i transferit: 

Për të transferuar kredinë me vlerë prej 5€ nga numri 044111xxx në numrin 044xxxxxx duhet të shtypni si në vijim:*121*44xxxxxx*5*00000# dhe ta konfirmoni duke shtypur butonin për thirrje ku:

*121* është kodi i qasjes së këtij shërbimi

*44xxxxxx* është numri i destinimit për transfertë

*Pinkodi# është numri pin personal i cili mund të modifikohet (Shif MODIFIKIMI I PIN-it)

MODIFIKIMI I NUMRIT PIN (PINCODE)
Instrukcionet për ta modifikuar PIN numrin:
Shtypni *102*pinkodin*pinkodin e ri*pinkodin e ri#
Demonstrim i modifikimit të pin-it
Shtypeni *102*00000*12345*12345# dhe ta konfirmoni duke shtypur butonin per thirrje, ku: *102* është kodi për qasjen e këtij shërbimi *00000* është  pin kodi i vjetër *12345* është kodi i ri i selektuar.
  ME RËNDËSI:
  • Transferimi i kredisë lejohet vetëm në vlera të plota, minimumi 1 Euro deri në maksimum 5 Euro.
  • Validiteti i kredisë së transferuar për të gjitha shumat është 30 ditë aktive dhe 30 ditë inaktive.
  • Numri i destinimit për transferin e kredisë duhet të shtypet VETEM me prefiksin ‘44’, jo me 044 apo pa 044.
  • PIN-I për të gjithë parapaguesit e Vala’s është 00000 (pesë zero). Për të modifikuar kodin PIN shiko MODIFIKIMI I NUMRIT PIN.
  • Kostoja e një transferte është 8 cent.
  • Minimumi i kredisë që parapaguesi duhet të këtë në llogari për ta aprovuar transfertën e kredisë është 1.20 €.
  • Kodi PIN i modifikuar sipas dëshirës, mund të jetë minimumi 2 shifra deri në maksimum 5 shifra.
  • Modifikimi është pa pagesë.