Qysh me u bo fitues i 1,000 Euro tu lujt Counter Strike?

nga Argjenda Selmani

Për me qenë pjesë e Kampionatit CS:GO është shumë e thjeshtë, vetëm duhet të vizitoni https://tinyurl.com/kosictchamp dhe të bëni regjistrimin deri më 7 Tetor, 2016.

13227247_267249040287906_4224886621991050207_o

Hapat që pritet të vijohen:

Hapi I Ekipi – duhet të dorëzoj emrin zyrtar të ekipit dhe logon, listën e lojtarëve, vitin e themelimit, dhe listën e pjesëmarrjeve në turnire të mëparshme (nëse keni).

Hapi II Pjesëtarët e Ekipës (Lojtarët) – Secili lojtar duhet të jetë mbi 16 vjeç, dhe duhet të dërgoj datën e ditëlindjes, SteamID për CS:GO, një fotografi ku shihet kjartë fytyra e lojtarit, dhe vendbadimi aktual (qyteti, shteti).

Hapi III Kodi i Pjesëmarrjes – Të gjithë lojtarët pajtohen të sillen në mënyrë të përshtatshme dhe të respektueshme përballë lojtarëve të tjerë, organizatorëve, audiencës, mediave, dhe gjithë të tjerëve që janë pjesë e turnirit.

Hapi IV Çmimi i pjesëmarrjes – për të gjithë ekipet pjesëmarrëse është 30€, që mund të bëhet vetëm përmes transferit bankar:

  • Numri i llogarisë: 1110289774000107
  • Emri i Bankës: ProCredit Kosovo
  • SWIFT code: MBKOXKPR
  • IBAN #: XK05111028977400010
  • Emri i Organizatës: STIKK

Përshkrimi i transferit:

CS:GO Championship 2016 – *EMRI I EKIPIT TUAJ* – KosICT

Hapi V Fillimisht kualifikimet do të zhvillohen më 22 dhe 23 Tetor 2016; Semi-finalja dhe Finalja do të zhvillohen më 29 dhe 30 Tetor, 2016.

Hapi VI Shpërblimi – fituesit e turnirit do të shpërblehen me 1,000€, ndërsa shpërblimi për vendin e 2-të dhe të 3-të do të njoftohen më vonë. Për detaje të tjera, mund të vizitoni: https://www.facebook.com/events/491456137716222/