Qysh me u kujdes për breshkat e vogla?

nga Argjenda Selmani

Breshkat e vogla janë të letzetshme për tu mbajtur në shtëpi. Sidomos nëse keni fëmijë që me ngulm po kërkojnë që ju të merrni ndonjë kafshë shtëpiake. Nëse jeni adhurues i breshkave të vogla dhe doni t’i keni sigurohuni të kujdesin mirë për to. Para se t’i merrni në shtëpi sigurohuni për vendin ku do t’i vendosni ato. Pasi t’i keni plotësuar kushtet atëherë mund t’i merrni në shtëpi.

Mos harroni se ju duhet t’i ushqeni breshkat e vogla të tokës me ushqim të gatshëm që ka në supermarket. Mirëpo kohë pas kohe duhet t’i ushqeni edhe me perime dhe gjethet e tyre, si marule, lakër etj. Kujdesuni që ta copëtoni mirë ushqimin në copa shumë të vogla.

A e dini sa shpesh duhet t’i ushqeni?

Ushqeni breshkat e ujit në një enë të posaçme për ushqim. Ushqeni ato 2 ose 3 herë në ditë. Lini ushqimin e breshkës në enën e saj për rreth 30 min. Nëse nuk ajo nuk ushqehet më, duhet ta hiqni ushqimin pasi nuk mund të hajë më atë që ka ngelur. Jepini vitamina dhe suplemente breshkave të vogla, sidomos vitamin D pasi i forcon zhguallin e tyre. Gjithashtu njëlloj si njerëzit mund ta nxirrni breshkën e vogël në diell për të marrë vitaminën D.