Qysh me u kujdes për flokët tuaj që të mos dëmtohen gjatë verës?

nga Flogerta Driza

Qysh me u kujdes për flokët tuaj që të mos dëmtohen gjatë verës? Mbani flokët tuaj të lumtur dhe të shëndetshëm gjatë gjithë verës duke përdorur këto metoda natyrale, pa kimikate.

1. Mbulojini flokët tuaj!

Përdorni një shall ose kapelë për të mbuluar kokën kur jeni në diell. Një kapelë zvogëlon dëmtimin e shkaktuar nga era, veçanërisht nëse flokët tuaj janë të prirur për  tu ngatërruar.

2. Kapini flokët lart në stile të lirshme dhe të rehatshme

Një bishtalec i çrregullt është ideal për të mbajtur flokët tuaj nën kontroll dhe për të minimizuar ekspozimin ndaj diellit. Kapjet e shtrënguara të flokut mund të jenë të dëmshme, veçanërisht nëse flokët tuaj janë të thatë nga nxehtësia e verës.

3. Lajini më rrallë

Kujdes për flokët duhet të tregoni edhe gjatë larjes. Larja e shpeshtë zhvesh kokën tuaj nga vajrat e saj natyralë. Provoni vetëm të shpëlani në dush pas një dite në plazh ose pishinë. Një tjetër zgjidhje e shpejtë është të përdorni një top pambuku për të tharë vajërat e tepërt të skalpit tuaj. 

4. Reduktoni nxehtësinë

Mundohuni të thani flokët sa më pak të jetë e mundur. Shmangni gjithashtu piastrën, pasi ajo do të dëmtojnë më tej flokët tashmë të thatë.

5. Spruco & Vulos

Bëni një përzierje të ujit, lëngut të aloe veras dhe vajit të avokados. Mbajeni atë në dorë për të sprucuar sa herë që flokët duan pak lagështi. Një tjetër mundësi e mirë është vaji i arganit i përzier me ujë.

6. Shtoni pak krem ​​dielli

Ka shampo që përmbajnë mbrojtje nga rrezatimi ultraviolet, por shumica e tyre janë shampo konvencionale me ngarkesë kimike, të cilat unë do të rekomandoja t’i shmangni. Një mënyrë e shpejtë për të shtuar pak mbrojtje është të aplikoni përmes duarve tuaja krem dielli, sikur aplikoni vajin e arganit. 

banner