Qysh me u kujdes për kafshët shtëpiake që të jetojnë më gjatë?

nga Flogerta Driza

Kafshët shtëpiake janë një sfidë më vete kur flasim për mirëmbajtjen e tyre. Shumë zgjedhin të marrin kafshë shtëpiake pa marrë parasysh se ata duan kujdes të vazhdueshëm.

Jetëgjatësia mesatare e kafshëve shtëpiake varion nga 10 deri në 25 vjet. Ndaj nëse merrni një kafshë shtëpiake dijeni se keni nënshkruar një kontratë që për këto kafshë vlen sa gjithë jeta e tyre. Ja si me kujdes për kafshët shtëpiake:

1. Planifikoni planin tuaj buxhetor për përkujdesje ndaj kafshës suaj shtëpiake. Edhe pse për kafshën shtëpiake nuk duhen shpenzime të mëdha, nuk do të thotë që nuk do të keni asnjë shpenzim. Vizitat tek veterineri, sidomos muajt e parë do jenë të shpeshta dhe të shtrenjta.

Kafshët shtëpiake 2. Sapo të merrni kafshën shtëpiake sigurohuni se do ta dërgoni tek veterinari menjëherë për të kontrolluar nëse kafsha është plotësisht e shëndetshme. Do ketë nevojë për vaksina e shumë vizita të nevojshme.

Kafshët shtëpiake3. Sigurohuni që kafsha juaj shtëpiake të konsumojë ushqime të cilat përmbushin nevojat ushqimore ditore të saj. Ushqimet duhet të jenë të ndryshme për secilin vakt nëse mundni. Ashtu si keni ju nevojë për shumllojshmëri në ushqim, ashtu edhe kafsha juaj ka nevojë për vitamina e ushqim të shëndetshëm.

kafsha qe lahet4. Kafshën tuaj shtëpiake duhet ta pastroni të paktën 1 herë në 2 javë, që ata të qëndrojnë të shëndetshëm. Sigurohuni që të blini shampo të posatshme për lëkurën e kafshës dhe mësoni të mos i lani tek veshët për të shmangur infeksione.