Qysh me u kujdes për shëndetin mendor gjatë koronavirusit?

nga Flogerta Driza

Përveç kujdesit nga koronavirusi, qëndrimi mbyllur në shtëpi po ndikon edhe në shëndetin mendor. Prandaj është shumë e rëndësishme të kujdesemi për të po aq sa për shëndetin fizik. Në këtë situatë ka edhe shumë gjëra që mund të bëjmë, përtej larjes së duarve si mbrojtje nga virusi.Më poshtë po ju japim disa këshilla nga profesionistët se si mund ta bëni këtë.

Ushqehuni mirë dhe bëni sport, aq sa mundeni

Sado që në shikim të parë kjo duket si diçka që ka të bëjë me shëndetin fizik, nuk është edhe aq e thjeshtë. Kur ushqeheni siç duhet dhe kujdeseni për trupin tuaj me ushtrime do të ndiheni më mirë edhe emocionalisht. Krahas kësaj përpiquni të ushqeheni shëndetshëm dhe mirë. Kështu edhe do të ndiheni më mirë.

Kënaqeni veten më gjera që ju pëlqejnë

Cilido qoftë pasioni juaj, përpiquni ta zhvilloni edhe këto ditë. Muzika, leximi, sporti. Cilado që ju fle në zemër mos e largoni nga vetja. Kultivoni atë dhe bëhuni kreativ. Shfrytëzojeni këtë kohë të mësoni gjëra të reja lidhur me pasionin tuaj. Jemi të sigurt se ka kohë që keni dashur të bëni diçka të tillë. Kjo do të ju bëjë të ndiheni më të mirë.

Flisni hapur me njerëzit për shëndetin mendor

Nëse mbyllja në shtëpi po ju ndikon keq, bisedoni me njerëzit. Tregojuni miqve tuaj më të afërtë se si ndiheni me të vertetë. Lirojeni vetën nga ajo barrë. Telefononi ata dhe shprehni me zë shqetësimet tuaja. Gjthmonë pasi të filsni për ndjenjat tuaja do të ndiheni më mirë.

Bëni pauza nga rrjetet sociale

Më shumë se kurrë këto ditë po kalojmë kohë në rrjetet sociale. Mirëpo ndoshta ka ardhur koha për pak pauzë? Kur largohemi disa orë nga teknologjia largohemi nga informacioni i trishtuar. Nga gjërat që po na mërzisin këto ditë. Pikërisht këtë kohë mund të ja dedikoni qetësisë tuaj shpirtërore!

Joga ose meditim

Edhe nëse kurrë nuk keni qenë tip i meditimit dhe jogas, ju sygjerojmë ta provoni këto ditë. Të dyja këto ju mundësojnë çlodhje fizike dhe mendore. Kësisoj do të lironi energjië negative nga vetja dhe do të ndiheni më mirë. Interneti është plotë me video për fillestarët në këtë drejtim. Nëse e provoni edhe ju nuk do të zhgënjeheni.