Qysh me u kujdes për të infektuarit me koronavirus në shtëpi?

nga Argjenda Selmani

A e dini se qysh me u kujdes për të infektuarit me koronavirus në shtëpi? Për ata që e kalojnë koronavirusin të karantinuar në shtëpi, OBSH-ja jep disa udhëzime për familjarët se si mund të kujdesen ata për të sëmurët.

Ja cilat janë keto udhëzime

1. Sigurohuni që i sëmuri të pushojë mjaftueshëm. Të ushqehet me ushqime të shëndetshme dhe të pijë sa më shumë lëngje. 

2. Vish maskë kur je në të njëjtën dhomë me të infektuarit me koronavirus. Mos e prekni maskën ose fytyrën kur jeni në dhomë me ta, dhe sapo të dilni nga dhoma hidheni maskën në plehra. 

3. Lani duart sa më shpeshë me sapun ose me disinfektant sidomos kur:

  • keni patur kontakt me personin e sëmurë dhe keni preku objektet që mund të ketë prekur edhe ai.
  • para, gjatë dhe pasi keni përgatitur ushqimin, dhe para se të keni ngrënë.
  • pasi keni përdorur tualetin. Nëse i sëmuri e ka përdorur tualetin pak para jush, disinfektojeni ambientin duke e pastruar me klor.

4. Jini i kujdesshëm dhe disinfektoni dorezat e dyerve që i infektuari mund të ketë prekur. Si dhe pastroni cdo sipërfaqe që mund të ketë vendosur dorën i sëmuri. Bëjeni këtë pastrim çdo ditë.

5. Nëse vëreni se i sëmuri nuk po përmirësohet, ka ngritje temperature ose vështirësi në frymëmarrje, lajmëroni menjëherë urgjensën.