Qysh me u kujdes që makina të qëndrojë më gjatë?

nga Argjenda Selmani

Mirëmbajtja e makinës e zgjatë jetën e saj. Prandaj nëse doni që makina tuaj për kohë më të gjatë mirëmbajeni atë. Më poshtë ne po përmendim disa nga mënyrat se si mund të kujdeseni për makinën tuaj që ajo të mos ketë shpesh probleme dhe të jetojë më gjatë.

Kontrolloni filtrat e ajrit

Shumë probleme të makinës tuaj vijnë si pasojë e keqfunksionimit të filtrave të ajrit. Ju duhet të ndërroni filtrat e ajrit çdo 12 muaj, ose çdo rreth 20,000 km të përshkuara. Mos e anashkaloni këtë gjë, pasi mund të shkaktojë probleme me kondicionimin e ajrit, dhe për pasojë do të thithni ajër të pashëndetshëm brenda në makinë.

Kontrolloni baterinë

Të gjithëve mund t’ju ndodhë që bateria e makinës të shkarkohet atëherë kur ju duhet më tepër. Nuk është një situatë e këndshme, apo jo? Për të shmangur këtë, asnjëherë mos injoroni sinjalin e shkarkimit të baterisë, dhe kontrollojeni rregullisht. Kontrolloni për rrjedhje, dhe pastroni rregullisht me një furçë pastrimi mineralet e ndërtuara rreth saj.

Balanconi gomat

Kjo është “dredhia” më e lehtë për të shmangur konsumimin e gomave, dhe të rrisni jetëgjatësinë e tyre. Jo të gjitha gomat konsumohen për një afat të njëjtë kohor. Prandaj duke rrotulluar gomat e përparme dhe të pasme, ju balanconi konsumimin, dhe i bëni më rezistente.Sigurohuni që gomat e makinës tuaj janë të vendosura në vijë të drejtë në mënyrë perfekte, pasi në të kundërt mund të humbisni kontrollin e makinës tuaj.

Pastroni xhamat dhe ndërroni fshesat

Xhami i përparmë i pisët mund të jetë i bezdisshëm nëse nuk pastrohet rregullisht, dhe mund të shkaktojë aksidente. Është shumë e rëndësishme që drejtuesi i mjetit të ketë një pamje të qartë, për një udhëtim të sigurt. Nëse nuk pastroni rregullisht xhamat, papastërtitë e akumuluara mund të dobësojnë cilësinë e xhamit.Nëse sezoni i shirave po afron, kontrolloni fshirëset, dhe zëvendësojeni sa herë të nevojitet. Fshirëset e dëmtuara mund të gërvishtin xhamin dhe pengojë pamjen tuaj.

Sigurohuni që sistemi i ftohjes funksionon

Tubat që mbajnë ftohësit e motorit mund të dëmtohen shumë shpejt pasi ato qarkullojnë lëngje me presion të lartë, të cilat mund ti thyejnë nëse kanë presion tepër të lartë. Gjithashtu tubat e ngrohjes hasen me të njëjtin problem. Mënyra më e mirë për të një punë sa më efiçente është krijimi i një balance midis këtyre të dyjave, dhe ti kontrolloni rregullisht.

Kontrolloni frenat

Nëse sistemi i frenimit është efiçent, makina juaj do të jetojë më gjatë. Por gjithashtu mundëson një udhëtim të sigurt për ju dhe pasagjerët. Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për të kontrolluar lëngun e frenave. Nëse ngjyra është e errët, atëherë ky është sinjali i makinës që ka ardhur koha të ndërroni atë. Ngjyra e errët e lëngut indikon që lëngu është i mbushur me mbeturina. Për ta bërë sistemin e frenimit më rezistent, ndërroni lëngun çdo dy vite.