Qysh me u kyçë në Turntable.fm përmes UnoDNS?

nga Argjenda Selmani

Turntable.fm është një platformë online që i lejon shfrytëzuesit të shpërndajnë dhe dëgjojnë muzikë në mënyrë interaktive. Ky shërbim i’u mundëson shfrytëzuesve të krijojnë “dhoma” me zhanre përkatëse në të cilat shfrytëzuesit tjerë mund t’iu bashkëngjiten duke e improvizuar kështu një radio stacion pa reklama. Qysh me u kyçë në Turntable.fm përmes UnoDNS Përparësia e turntable.fm ndaj platformave tjera të ngjashme është në faktin që vetë shfrytëzuesit e luajnë rolin e DJ-t (dixhej-it) derisa të tjerët i vlerësojnë këngët e përzgjedhura. Por, e meta e këtij aplikacioni është shfrytëzimi i tij vetëm në Shtetet e Bashkuara (US Only).

Sidoqoftë format e ndryshme të VPN-ve na e mundësojnë që sot pa problem të kyçemi në shumicën e web aplikacioneve që janë të restriktuara vetëm për SHBA (Hulu, ESPN3, Netflix, etc). Një formë shumë praktike është përmes UnoDNS.

Hapi 1: Vizitoni http://www.unotelly.com/unodns/

Hapi 2: Klikoni Free Sign Up Hapi 3: Klikoni Try It For Free

Hapi 4: Pastaj do të hapet një formë e regjistrimit. Kur t’i keni plotësuar të dhenat klikoni Create My Account.

Hapi 5: Zgjidhni se çfarë lloji të internetit keni (Cable/DSL/ADSL, Fiber, 3G/4G, Public Wi-Fi)

Hapi 6: Zgjidhni sistemin operativ që përdorni (Windows, Linux, Mac OSX)

Hapi 7: Nëse sistemi juaj operativ është Windows 7 ose Vista, klikoni ne kete link që tregon për konfigurimin e UnoTelly në këtë sistem.

  • Nëse sistemi juaj operativ është Windows XP klikoni ne kete link që tregon për konfigurimin e UnoTelly në këtë sistem.
  • Ketu është konfigurimi për Linux, ndërsa ketu për Mac OSX.

Hapi 8: Ndiqni udhëzimet e dhëna deri në fund dhe nuk do te ketë më US Only për ju. Edhe pse ky është vetëm një trial 8 ditor, UnoTelly  i’u mundëson shfrytëzimin e IP-ve të saj edhe pas skadimit të trial-it. Krejt çka ju duhet të bëni është të shkoni në Global Servers (http://www.unotelly.com/unodns/global) dhe t’i  updatoni IP-jat e juaja manuale sipas instruksioneve të sipërme.