Qysh me u përgatit për një intervistë pune?

nga Argjenda Selmani

A jeni gati për një intervistë pune? Me kalimin e kohës, pas shumë intervistave të ndryshme, do mësoni sa rëndësi ka mënyra si prezantoheni në intervistën e parë. Ndaj, nëse doni të shkëlqeni që në intervistën e parë të punës, ndiqni këto hapa:

Vishuni në mënyrë profesionale si për një interviste të drejtpërdrejtë ashtu edhe në një intevistë në video, skype etc. Bëjini intervistat telefonike ose video telefonike në dhoma të qeta. Fikni celularin tuaj. Mbani një kopje të CV-së, stilolaps, letër dhe një gotë me ujë me vete. Për intervistat e bëra nëpërmjet telefonit: Qëndroni drejt që zëri të dëgjohet. Vendos kufjet dhe bëj prova para se të arrij orari zyrtar i intervistës. Mbani mënd se buzëqeshja mund “të dëgjohet.” Kërkoni për websitin e kompanisë, financat, prestigjin, 6 muajt e fundit të punës së tyre mediatike. Kjo tregon se jeni interesuar për vendin ku ndoshta do punoni.

Përgatitu për këto pyetje të cilat do të të bëhen patjetër në çdo intervistë pune

“Më tregoni pak për veten tuaj.”
“Përse doni ta lini pozicionin e punës që keni? Ose, përse e latë punën e fundit që kishit?
“Përse doni të punoni në këtë kompani?”
“Ç’pritshmëri keni për rrogën?”
“Si e kuptoni rolin e punës që po të ofrojmë?”

Mos harroni edhe..

  • Përgatisni 4 pyetje që dëshironi t’ia bëni intervistuesit në lidhje me dyshimet apo kërkesat tuaja.
  • Mbani gjithnjë kontakt të drejtpërdrejt, sy më sy, dhe mos harroni të buzëqeshni.
  • Dërgoni një e-mail “Falenderimi” 6-8 orë pas çdo lloj interviste që bëni.

Si përfundim, ju urojmë fat dhe mbani mend: “Një intervistë është e një bisedë e dyanshme.”