Qysh me u regjistru për me votu nga Diaspora?

nga Argjenda Selmani

Më 14 shkurt 2021 do të mbahen Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Si shtetas i Republikës së Kosovës ju keni të drejtë të  votoni. Mirëpo qysh me u regjistru për votu nga Diaspora?

Përmes këtij artikulli do të mësoni si të regjistroheni nëse:

– Jeni shtetas i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës apo jeni regjistruar më herët për votim.
– Nuk jeni shtetas i Republikës së Kosovës, por keni lindur në Kosovë.
– Nuk keni lindur në Kosovë por keni njërin prind të lindur në Kosovë.

Nëse jeni shtetas i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil

Ja hapat që duhet të ndiqni në këtë rast:

  1. Shkarko, plotëso dhe nënshkruaj formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës duke klikuar këtu
  2.  Pasi të plotësoni formularin, bashkangjitni një dokument të vlefshëm identifikimi të Kosovës si: Pasaportë, Leternjoftim apo Patent Shofer.
    3.Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së:
    ovpp@kqz-ks.org
    ogpp@kqz-ks.org

KUJDES! Nëse dokumentet tuaja nuk janë të vlefshme për shkak se ju ka skaduar afati, bashkangjiteni në aplikim një dokument të vlefshëm të shtetit ku jetoni të fotografuar apo skenuar në të dyja anët.

Mirëpo si të veproni nëse nuk jeni shtetas i Republikës së Kosovës, por keni lindur në Kosovë?

  1. Shkarko, plotëso dhe nënshkruaj formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës duke klikuar këtu.

Bashkangjit njërën nga dokumentet mbështetëse:

-Kopjen e dokumentit identifikues, kopjen e pasaportës ose kopjen e patent shoferit të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ose,
-Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga administrata e UNMIK-ut, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë,
-Kopjen e certifikatës së lindjes e lëshuar nga Republika e Kosovës, Kopjen e certifikatës së martesës e lëshuar nga Republika e Kosovës, ku dëshmohet se keni lindur në Kosovë, apo
Kopjen e një dokumenti të lëshuar nga administrata e ish Jugosllavisë, si letërnjoftim, pasaportë, patent shofer, certifikatë e lindjes, etj, ku këto dokumente duhet të përmbajnë si datë të lëshimit të dokumentit, më së largu me 10 qershor 1999, dhe në të cilat dokumente vendi i lindjes është në Kosovë.

Nëse nuk keni lindur në Kosovë por keni njërin prind të lindur në Kosovë

Ju mund të aplikoni duke dërguar kopjen e dokumentit tuaj të identifikimit së bashku me njërën nga këto dokumente:

  1. Kopjen e dokumentit identifikues, ose 
  2. Certifikatën e lindjes, e lëshuar nga Republika e Kosovës, ose administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë të prindit tuaj.

Në këtë rast ju duhet ta dërgoni edhe një kopje të dokumentit, si certifikatë e lindjes së shtetit ku jetoni. Në këtë dokument emri i prindit tuaj përputhet me dokumentet e kërkuara të cilat janë lëshuar nga Republika e Kosovës, administrata e UNMIK-ut, ose administrata e ish – Jugosllavisë.

Skanoni apo fotografoni në të dyja anët dhe dërgoni aplikimin në e-mail adresat e KQZ-së:
ovpp@kqz-ks.org  
ogpp@kqz-ks.org

Aplikimet pranohet deri me 21 janar në ora 18:00.

Rikujtojmë se edhe në vendet e rajonit por edhe të botës Diaspora e ka të drejtën e vet për votim. Po ju, a e kuptuat përmes këtij artikulli se qysh me u regjistru për me votu nga Diaspora?