Qysh me u regjistru si shtetas në Maqedoninë e Veriut?

nga Argjenda Selmani

Në fillim të marsit në Maqedoninë e Veriut ka filluar regjistrimi i popullsisë. Mirëpo qysh me u regjistru si shtetas në Maqedoninë e Veriut?

Së pari keni parasysh se ky proces do të zgjasë deri më 21 prill. Fillimisht do të regjistrohen shtetasit maqedonas që jetojnë jashtë vendit. Kurse nga 1 prilli do të regjistrohen banorët brenda maqadonisë. Edhe për shqiptarët, si pjesë e rëndësishme e shetit të Maqedonisë së Veriut është shumë e rëndësishme të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Si bëhet regjistrimi i personave që jetojnë jashtë vendit?

Regjistrimi i shtetasve që jetojnë jashtë vendit do të bëhet përmes një formulari të posaçëm. Aty çdo i interesuar mund të fusë të dhënat, të cilat do të përpunohen së bashku me të dhënat tjera të shtetasve brenda vendit.

Vetëregjistrimi i personave në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, kryhet përmes formularit të regjistrimit.  Atë e gjeni në këto ueb faqeve:

Vetëregjistrimi nënkupton plotësimin e aplikacionit nga ana e vetëpersonit i cili është njësia e regjistrimit.

Të dhënat e shtëpisë sigurohen nga një anëtarë i familjes  i moshës madhore  të dhënat e të cilit janë më së shumti të njohura, ndërkaq për fëmijët deri në moshën 15 vjeçare, njëri prej prindërve, birësuesi ose kujdestari. Personi i cili i jep përgjigjet e Regjistrimit është i detyruar të japë përgjigje të sakta dhe të plota për të gjitha pyetjet.

Çelësi për kryerjen e Regjistrimit është Numri amë i identifikimit i qytetarit- NAQ i personit që regjistrohet. Numri amë i identifikimit i qytetarit- NAQ – i personit që regjistrohet, merret nga një dokument përkatës: letërnjoftimi, pasaporta, çertifikata e lindjes ose ndonjë tjetër dokument.

Për më shumë detaje shikoni këtë video të përgatitur nga institucionet maqedonase, që tregon hap pas hapi se si bëhet regjistrimi.

Ku të telefonojmë për më shumë informata se qysh me u regjistru si shtetas në Maqedoninë e Veriut?

Numrat e telefonit për kontakt në lidhje me informacionet për Regjistrimin 2021 pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme:

075 268 732 (linja e rregullt, Viber, whatsApp)

075 268 734 (linja e rregullt, Viber, whatsApp)

075 268 745 (linja e rregullt, Viber, whatsApp)

 

 

banner