Qysh me vepru gratë shtatëzëna?

nga Argjenda Selmani

 Po rripit të sigurimit, fluturimeve me avion dhe raporteve seksuale për gratë shtatëzëna. Jo alkoolit, duhanit, zhytjeve nënujore. Jo përdorimit te kurave natyrale kundër të vjellave, duke nisur qe nga produktet me baze xhenxhefili.

Agjenda e shtatzënisë e publikuar nga ministria e shëndetësisë ne shume vende evropiane përmban gjithë informacionet e nevojshme që një grua duhet të dije dhe të ndjekë në 9 muajt e shtatzënisë. Muajt të konsideruar edhe si muajt me delikate të jetës së saj. Këtu janë disa përgjigje që ju duhen.

Katër vizita obligative

Bëhet fjalë për shtatzënitë fiziologjike pa probleme për nënën dhe fëmijën. Gjithçka nis nga pyetjet e thjeshta ato që një grua në pritje të një fëmijë, mund t’i drejtoje gjinekologut të saj. Këshillohen jo me pak së katër vizita. Në takimin e parë, mjeku duhet t’i ofroje gruas informacione të shkruara si libra apo udhërrëfyes për shtatzëninë. Ai duhet dhe të planifikojë takimet e mëpasshme duke i shpjeguar mirë se pse është e rëndësishme t’i respektosh. Rekomandohet që mjeket të ngulin këmbë të stili i jetës. Për sa i përket alkoolit, provat shkencore nuk janë përfundimtare, por e mira është të mos përdoret. 

Jo duhanit

Për shatëzëna po ashtu ndalohet rreptësisht duhani, i konsideruar nga kërkuesit dhe mjeket si i dëmshëm jo vetëm për shëndetin e nënës, por edhe për atë të fëmijës. Po ashtu ndalohet edhe përdorimi i çdolloj droge sado të lehta qofshin ato. Nuk ka asnjë studim për shembull, që të vërtetojë dëmet e kanabisit, por gjithsesi përdorimi i tij nuk këshillohet absolutisht. Për sa i përket kapitullit për aktivitetin seksual, mjeket këmbëngulin se të gjitha gratë duhet ta dinë se kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë kësaj periudhe nuk është aspak e rrezikshme. Qoftë edhe kur gruaja është në ditët e fundit para lindjes.

Po sportit për shtatëzëna

Dritë jeshile edhe për sportin për gratë shtatëzëna. Mirëpo në mënyrë të moderuar duke u limituar në aktivitete të sigurta, pa rreziqe rëniesh. Apo pa rrezik të traumave abdominale apo sforcimeve të dukshme fizike. Mes aktiviteteve të këshilluara gjatë shtatzënisë janë ushtrimet Kegel, të quajtura kështu nga emri i doktor Arnold Kegel, që i ka ideuar. Bëhet fjalë për kontraksione të lehta për të stërvitur muskujt e legenit që janë shumë të përshtatshme për kurimin dhe parandalimin e shpeshtë të urinimit gjatë këtyre 9 muajve. Sipas disa mjekëve, shtatzënia është përgjegjëse për dobësimin një tjetër ushtrim i vlefshëm është edhe ecja e thjeshtë.

 Ecja konsiderohet një nga ushtrimet më të mira për shtatëzëna për të rritur fluksin e gjakut dhe për te djegur kaloritë. Joga këshillohet vetëm nëse je eksperte në këtë fushe, ndërsa shëtitja me biçikletë jo për të evituar rrezikun të renit. Ndalohen totalisht zhytjet nënujore, sepse mund të dëmtojnë fetusin. Për sa i përket notit, këshillohet plotësisht.