Qysh me vepru për të fshirë automatikisht historinë tuaj në Google?

nga Flogerta Driza

Doni ta fshini automatikisht historinë tuaj në Google? Google mbledh dhe mban mend informacione në lidhje me veprimtarinë tuaj. Përfshirë uebin tuaj, kërkimin dhe historinë e vendndodhjes. Ajo tani fshin automatikisht historinë për përdoruesit e rinj pas 18 muajsh. Por do ta ruaj përgjithmonë historinë tuaj në Google nëse e keni aktivizuar më parë këtë funksion me opsionet e paracaktuara.

Si arrihet kjo?

 Që ajo të fshihet automatikisht duhet së pari do t’ju duhet të futeni tek Cilësimet e Aktivitetit tuaj dhe të ndryshoni këtë opsion. Gjithashtu mund t’i tregoni Google që të fshijë aktivitetin pas tre muajsh. Ose të ndalojë mbledhjen e aktivitetit tuaj tërësisht.

Image

Për të gjetur këto mundësi, drejtohuni tek faqja e Kontrollit të Aktivitetit. Futuni në llogarinë tuaj në Google nëse nuk jeni të regjistruar tashmë. Klikoni në opsionin “Auto-fshirje” nën Aktivitetin e Uebit dhe Aplikacionit. Zgjidhni kur doni të fshini të dhënat — pas 18 muajsh ose 3 muajsh. Klikoni “Next” dhe konfirmoni për të vazhduar.

Image

Duhet të jeni të vetëdijshëm se: Google përdor këtë histori për të personalizuar përvojën tuaj, përfshirë rezultatet dhe rekomandimet e kërkimit tuaj në internet. Fshirja e tij do ta bëjë përvojën tuaj të Google më pak “të personalizuar”.

Shkoni poshtë në faqe dhe përsëriteni këtë proces për llojet e tjera të të dhënave që mund të dëshironi të fshini automatikisht. Përfshirë Historikun e Vendndodhjes dhe Historinë e YouTube.

Image

Mund të çaktivizoni gjithahstu mbledhjen e historisë së aktivitetit (“pauzë”). Duke klikuar rrëshqitësin në të djathtë të një lloji të të dhënave. Nëse është blu, është e aktivizuar. Nëse është gri, është i pa-aktivizuar.

Nëse opsioni “Fshirja automatike” për një lloj të të dhënave të historisë është bërë gri. Kjo është për shkak se keni ndaluar mbledhjen e atyre të dhënave.

Image

Mund të drejtoheni edhe tek faqja “Aktiviteti im” dhe të përdorni opsionin “Fshi aktivitetin”.  Në shiritin e majtë për të fshirë lloje të ndryshme të të dhënave të ruajtura në llogarinë tënde. Kështu e siguroni historinë tuaj në Google.
banner