Qysh me verifiku profilin në dua.com?

nga Argjenda Selmani

Mundësia për ta zyrtarizuar profilin në dua.com me bexhin e kaltër tashmë është këtu. Mirëpo qysh me verifiku profilin ne dua.com? Procedura është e thjeshtë dhe përfundon shumë shpejt. Mjafton të ndiqni udhëzimet!

Hapni aplikacionin dua.com në telefonin tuaj dhe të klikoni tek:

me verifiku profilin ne dua

Settings (Cilësimet), pastaj klikoni opsionin Verify your profile (Verifiko profilin tënd). 

– Hapi tjetër është klikimi tek Image Verification (Verifikimi i imazhit).

– Aplikacioni ju kërkon të bëni një foto me pozën e njëjtë që ju tregohet në ekran.

– Bëjeni atë pozë dhe klikoni Done (Përfundo).

–  Prisni që ekipi jonë ta shqyrtojë kërkesën tuaj duke kontrolluar vërtetësinë e fotografisë dhe të dhënave.

Ja se qysh me verifiku profilin ne dua.com! Ekipi i dua.com ju garanton ruajtje të privatësisë dhe fotografia që ju shkrepni përdoret vetëm gjatë verifikimit të profilit. Duke verifikuar profilin tuaj ju hyni në mesin e përdoruesve serioz dhe korrekt dhe shanset tuaja për matches (përputhje) rriten shumë!

Pse duhet të përdor dua.com?

me verifiku profilin ne duaAplikacioni dua.com synon të bashkojë shqiptarët në mbarë botën. Ky mision ka nisur tashmë me dua.love e pritet të zgjerohet tutje edhe dua.biz dhe dua.help. Gjithçka që duhet të bëni  është ta shkarkoni në telefonin tuaj, android apo ios, dhe të krijoni një profil!

Një profil i kompletuar në dua.com është një profil që përmban emrin, fotografi si dhe të dhëna të tjera personale si preferencat, hobit etj. Aplikacioni dua.com ju mundëson të lidheni me profile të ndryshme shqiptarësh, kudo në botë. Me mundësinë e ndërrimit të lokacionit ju mund të takoni partner potencial nga Zvicra, Gjermania, SHBA, e kudo. Tashmë numri i njerëzve që janë njoftuar përmes dua.com, dhe i çifteve që janë krijuar, është shumë i madh! Bëhu pjesë e tyre edhe ti! Përdore aplikacionin dua.com në mënyrë aktive dhe qëndro i lidhur me bashkëardhetarët e tu, pa marrë parasysh se ku jeton.

Nëse ende nuk e ke shkarkuar aplikacionin dua.com kliko këtu.

banner