Qysh me zgjedh një partner për udhëtim?

nga Argjenda Selmani

Të gjithëve na mungon të udhëtojmë e të lëvizim. Megjithatë, sapo të lirohemi nga ky mankth do të duhet t’i rikthehemi normalitetit. Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë shumë shkurt si mund të zgjidhni një partner për udhëtim.

1. Udhëtimi duhet të jetë argëtim, prandaj gjatë kohës që jeni në udhëtim duhet të kryeni aktivitete të shumta. Me të cilat mund të kënaqeni vetëm nëse partneri juaj i udhëtimit është i interesuar në të njejtat gjëra. Një shoqe apo shok i ngushtë është zgjedhja e parë e mundshme dhe më e mira.

partner-udhetimi-1

2. Merrni në konsideratë nivelin e energjisë me partnerin pasi që kur udhëtoni gjithcka do varet nga kjo gjë. Mund të jeni shumë aktiv për eksperienca të ndryshme ose do të dëshironi të qetësoheni. Në varësi të këtij kombinimi do varet edhe eksperienca juaj e udhëtimit.

partner-udhetimi-2

3. Para se të udhëtoni, planifikoni buxhetin së bashku me partnerin që keni zgjedhur. Duhet të jeni të vetëdijshëm se sa para ju duhen. Mos ia lini barrën vetëm njërës palë, por ndani shpenzimet. Mundësisht barabartë. Nëse dikush dëshiron të paguaj më tepër sipas deshirës lëre ta bëj.

partner-udhetimi-3

Pra, me pak fjalë, energjia, kompatibiliteti dhe buxheti. Nëse keni parasysh këto tre tipare tek një partner, me siguri që gjërat di t’ju ecin fjollë.