Qysh mos me gabu kur blejmë xhinse?

nga Flogerta Driza

Sa me lehtësi i zgjidhni një palë xhinse kur dilni për shopping? Sa herë ju ka ndodhur të kërkoni me ditë të tëra dhe të mos gjeni ndonjë që ju përshtatet? Ne ju kuptojmë. Megjithatë ka disa sekrete që të bilni xhinset e duhura. Kur t’i mësoni ato edhe blerja e tyre do të bëhet e lehtë.

Kujdes me gjatësinë e belit dhe ngjyrën

Sekreti qëndron në ngjyrën dhe gjatësinë e belit. Kur ju zgjidhni xhinse së pari mendoni për veshjet me të cilat i kombinoni ato. Në bazë të kësaj vendosni se cila ngjyrë është më e përshtatshme për ju. Gjithashtu edhe se cila gjatësi e belit është më e përshtatshme për ju. Femrat zakonisht i kombinojnë me një tunikë apo këmishë të gjatë.

Skinny apo ndonjë llojë tjetër

Nëse jeni  në rregull me peshën trupore lirisht zgjidhni modelin e xhinseve skinny. Modelin e xhinseve “Skinny” mund ta veshin vetëm femrat e dobëta. Mirëpo edhe pse është i paraparë për femra të dobëta, nuk nënkupton që ky model ti përshtatet vetëm modeleve. Këto xhinse mund ti veshin të gjitha femrat, mjafton të ngjiten pas trupit.

Modifikoni gjatësinë

Femrat e shkurtra nuk duhet çmendurisht të kërkojnë model të shkurtë të xhinseve. Nëse veproni kështu gjasat se do t’i gjeni xhinset e duhura janë shumë të ulta. Mirëpo ju nuk duhet të frikësoheni të bleni xhinse që janë më të gjatë tek këmbët se që ju duhen juve. Pasi që gjatësia mund të rregullohet lehtësisht tek rrobaqepësi. Për këtë arsye nëse gjeni një palë xhinse që ju pëlqejnë blini dhe rregulloni pasaj sipas qejfit tuaj!