Qysh po ndikon teknologjia në përballimin e Covid-19?

nga Flogerta Driza

Si po ndikon teknologjia në përballimin e Covid-19? Ndërkohe bota reagon ndaj pandemisë së koronavirusit Covid-19, bizneset dhe qeveritë po bëhen gjithnjë e më të varura nga teknologjia për të mbështetur qytetarët dhe punëtorët e detyruar të jenë të vetizoluar.

Ndërsa rrjetet e korporatave varen nga teknologjia, siguria kibernetike mbetet një shqetësim gjithnjë e më i pranishëm.

Veçanërisht pasi mund të shfrytëzohet frika ndaj pandemisë për të bërë dëme të pariparueshme nga hackera dashakeqës.Për secilën organizatë të përfshirë në trajtimin e krizës, sistemet dixhitale janë bërë një shpëtim absolut. Përsa i përket shërbimeve shëndetësore, mënyra se si ata përdorin teknologjinë përbën për ta ndryshimin midis jetës dhe vdekjes.

Drejtuesit e departamenteve të IT-së tregojnë gatishmërinë e tyre gjatë pandemisë. Ndaj për ta ka shumë sfida përpara, sidomos infrastrukturën e teknologjisë si e tërë. Le të zbulojmë disa nga ndikimet dhe shqetësimet që po shfaqen nga kompanitë dhe qeveritë në mbarë botën. Sidomos tani me përdorimine gjerë të teknologjisë si mjet i pazëvendësueshëm komunikimi.

Puna në distancë

Punë në distancë gjatë krizës. Me kufizimet e lëvizjes individuale që janë futur gjithandej në vendet e prekura nga pandemia e koronavirusit, stafi po punon në mënyrë rutinore nga shtëpia. Prandaj, kanë nevojë për mjetet e duhura për t’i mbështetur ata.

Siguria kibernetike dhe kriza e koronavirusit

Ndërsa stafi punon nga distanca, rrjetet e korporatave duhet të zgjerojnë më shumë sigurinë përtej fireëallit të tyre. Duke bërë këtë, nëse forcojnë sigurinë kibernetike mund të ruhen që të dhënat e tyre mos të bien në duar të gabuara.

Infrastruktura në përballimin e Covid-19

Përgatitja e infrastrukturës së IT-së. Pandemia e koronavirusit po shtron kërkesa të reja për infrastrukturën e IT-së, veçanërisht rrjetet dhe databazat. Kjo pasi bizneset ndodhen më shpesh në internet dhe punonjësit lidhen gjithnjë e më shumë me internetin nga sistemet e korporatave.

Teknologjia e shërbimit shëndetësor

Përgjigja e shërbimit shëndetësor. Shërbimet shëndetësore – siç është NHS në Britani të Madhe – janë nën presion më shumë se kurrë më parë nga pandemia e koronavirusit. Teknologjia që ata përdorin është kritike, dhe shpesh duhet të përshtatet në këto rrethana ekstreme. Kjo përshtatje nuk është e lehtë të bëhet brenda një jave, por do mua punë intesive.

Biznesi dhe qeveria i përgjigjen koronavirusit

Qeveritë dhe bizneset po përdorin teknologjinë për të përshtatur mënyrat se si ata po punojnë për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit. Le t’ju urojmë fat në përpjekjen e tyre të vazhdueshme për të mos u dorëzuar përball kësaj krize globale.