Qysh të verifikoni profilin tuaj në dua.com dhe pse duhet ta bëni?

nga Flogerta Driza

Qysh të verifikoni profilin tuaj në dua.com? Pse është e nevojshme që të verifikohet profili? Këto e disa pyetje të tjera do t’u përgjigjemi në këtë artikull të shkurtër. 

Pas lancimit të përditësimit të fundit dua.com ka sjellë një metodë të re për të verifikuar profilin tuaj. Kjo bëhet për disa arsye të cilat po i radhisim më poshtë.

Si të verifikoni profilin tuaj në dua.com?

verifikoni profilin tuaj në dua.com verifikoni profilin tuaj në dua.com

Për të verifikuar profilin tuaj, në dua.com, është shumë e thjeshtë. Nëse keni përditësuar versionin e fundit, e dini tashmë se do të dërgoni një InstaChat, pra një mesazh direkt ndaj dikujt që e pëlqeni shumë. Insta chat siç e kemi shkruar edhe në një artikull të mëparshëm është një mesazh që dërgohet vetëm një herë në 12 orë. Këtu hyn edhe roli i verifikimit të profilit tuaj. 

Nëse tentoni të dërgoni një InstaChat pa verifikuar profilin tuaj, kjo gjë nuk mund të bëhet. Ndaj instaloni versionin e fundit të dua.com në telefonin tuaj, verifikoni emailin ose numrin tuaj të saktë të telefonit dhe bashkangjitur emrit tuaj do të dal një simbol verifikimi. Në momentin që del ky simbol atëhere keni mundësi të dërsoni Instachat pa problem.

Pse është i nevojshme verifikimi i profilit tënd në dua.com?

Që t’i përgjigjemi direkt kësaj pyetje është e rëndësishme të kuptojmë rolin e verifikimit të profilit tuaj në dua.com. Duke qënë se shumë profile fallco reduktojnë mundësinë që ju të bëni Match me përdorues të tjerë lindi nevoja e verifkimit. Kemi shumë filtra të cilët po mundohen të zhdukin profilet fallco, megjithatë duam që të verifikojmë edhe përdoruesit aktiv.

Pra dy arsyet kryesore janë:

1- Që të verifikohesh se je një përdorues aktiv dhe jo fake.
2- Që të mund të dërgosh InstaChat (një profil i paverifikuar nuk e ka këtë mundësi).

Shijoni qëndrimin tuaj në dua.com dhe tashmë bëni Match e dërgoni InstaChat kundrejt personave që pëlqeni vërtetë.