Qysh Me - Kërko - Qysh me realizu pagesa ndërkombëtare përmes IBAN? 
Kyçu

Qysh me realizu pagesa ndërkombëtare përmes IBAN?

Qysh Me Qysh Me | Raiffeisen Bank | 05 February 2015 | 10:37
Që nga data 1 shkurt 2015, të gjitha pagesat ndërkombëtare në Bankën Raiffeisen në Kosovë do të realizohen përmes IBAN (Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare). Kjo nënkupton se përfituesi i pagesave nga jashtë do të duhet t'ua dërgojë IBAN palëve që dërgojnë pagesat. raiffeisen bank iban kosov IBAN është numri ndërkombëtar i llogarisë bankare, që identifikon në mënyre unike llogarinë bankare në nivel ndërkombëtar, i përcaktuar sipas standardit ndërkombëtare ISO 13616. Ne fillim është aplikuar për pagesat brenda Bashkimit Evropian, më vonë është zbatuar edhe nga shumë vende të botës, duke e përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Është e rëndësishme të theksojmë se IBAN-i nuk është një numër i ri i llogarisë, por thjesht një format i ri, i cili është i njohur ndërkombëtarisht, duke bërë që numrit ekzistues të llogarisë t'i shtohet vetëm XK05 si parashtesë. IBAN-i përbëhet nga 20 karaktere alfanumerike. Në vijim mund ta shihni një shembull të përmbajtjes se llogarisë me IBAN për Raiffeisen Bank në Kosovë: IBAN = XK05 1501 1111 2222 3333 IBAN = Kodi i Republikës së Kosovës (XK05) + numri ekzistues i llogarisë bankare Përdorimi i IBAN-it krijon një sistem bankar më produktiv, me një shërbim pagesash të përmirësuar nëpërmjet:
  • identifikimit dhe verifikimit të saktësisë së llogarive bankare të klientëve;
  • përmirësimit të shërbimit ndaj klientit;
  • automatizimit të realizimit të transfereve;
  • shpejtësi dhe saktësi në kryerjen e transfereve;
  • zvogëlim të gabimeve humane;
  • uljen e çmimit shtesë që ndërlidhen me numrat e llogarive të gabuara.
Për më shumë informata, ju lutem vizitoni degën me të afërt të bankës ose telefononi në qendrën kontaktuese: 038 222 222.

Komentet

Të Ngjajshme

dua