Qysh Me nga dua.com - Adana qebap: Recetë origjinale për ushqimin më të popullarizuar turk! 

Adana qebap: Recetë origjinale për ushqimin më të popullarizuar turk!

Qysh Me Qysh Me | Receta | 22 August 2019 | 00:29
Kombinimi fenomenal i mishit të shijshëm dhe erëzave të vërteta Përbërësit: – 1,5 kg mish viçi të bluar;
– 2 speca të kuq;
– 1 qepë;
– 3 thelpinj hudhre;
– një lugë e vogël kripë;
– 1 lugë lëng domateje;
– 1 lugë e vogël trumzë,
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar;
– 1 lugë e vogël piper. Përgatitja: Në blender qitni qepën, hudhrën dhe specin dhe bluani, por jo t’i bëni si qull, por në copa të imëta. Në një enë të madhe qitni mishin e bluar, sipër shtoni përbërjen e bluar në blender, pastaj të gjitha erëzat, kripën dhe pure domateje dhe përzieni mirë. Përbërjen futeni në frigorifer dy-tri orë që shijet të përzihen. Nga përbërja e ftohtë bëni topthat dhe radhisni në hell, shtypni që të mbeten gjurmët e gishtave dhe piqeni në skarë derisa të marrin ngjyrën e mirë. Shërbeni bashkë me shtesa sipas dëshirës (sallatë të freskët, ajkë, majonezë, keçap…) dhe do të ishte mirë sikur të bësh edhe tortila, Ju bëftë mirë, – transmeton Qysh Me. The post Adana qebap: Recetë origjinale për ushqimin më të popullarizuar turk! appeared first on Qysh Me.
dua