Bakllava të këtillë akoma nuk keni provuar. - Qysh Me nga dua.com 

Bakllava të këtillë akoma nuk keni provuar.

Qysh Me Qysh Me | Receta | 16 July 2019 | 23:29

Po ju prezantojmë recetën fenomenale dhe paksa ndryshe për ëmbëlsirën e pëlqyer turke

Përbërësit:

– petë për bakllava,
– 1,5 kg mollë,
– 4 vezë,
– 20 dkg sheqer,
– 2 dcl jogurt,
– 1 dcl vaj,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 1 limon.

Përgatitja:

• Përzieni vezët dhe sheqerin që të përftoni tretje shkumuese.
• Shtoni vaj, jogurt, sheqer vaniljeje dhe pluhur për ëmbëlsira dhe përzieni derisa tretja të bashkohet.
• Mollët grini në rende, ndërkaq nga koret zieni komposto me pak sheqer dhe asaj tretjeje shtoni lëng të një limoni.
•Në tepsi të lyer me vaj radhisni koret në atë mënyrë që në secilën kore qitni tretjen, ndërkaq në çdo të dytën mollët e grira në rende (në mollët e grira në rende shtoni sheqer sipas dëshirës).
• Piqni 40 minuta në 180 gradë Celsius.
• Kur të piqet, bakllavanë e nxehtë në disa vende priteni me thikë dhe qitni komposton e valuar të mollëve dhe lëngun e limonit. Kënaquni! – transmeton
Qysh Me

The post Bakllava të këtillë akoma nuk keni provuar: Shijen e saj të mrekullueshme një kohë të gjatë do ta mbani në mend! appeared first on Qysh Me

dua