Bukë shtëpie me qumshtë - Qysh Me nga dua.com 

Bukë shtëpie me qumshtë

Qysh Me Qysh Me | Receta | 13 March 2020 | 11:21

Nëse këtë vikend po planifikoni të qëndroni në shtëpi dhe të gatuani diçka, ne ju rekomandojmë të filloni nga buka e shtëpisë.
Më poshtë po ju sjellim një recetë të bukës me qumshtë të cilën mund ta përgatisni mjaftë shpejtë dhe lehtë!

Përbërësit: 

1 kg miell

200 ml ujë të vakët

300 ml qumësht të vakët

2 lugë maja buke

4 lugë vaj ulliri

2 lugë të vogla kripë

Përgatitja 

Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tretim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet. Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën.

I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë.

Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar. Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar.

Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër. E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet.

Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi tye lyer me pak vaj. Ose nëse dëshironi brumi mund të mos e ndani dhe ta shtroni njëtrajtësisht në tepsi.

E lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur. Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur.

Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri. 

I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar.

 
dua