E shpejtë dhe e shijshme: Vezë e gatuar në avokado - Qysh Me nga dua.com 

E shpejtë dhe e shijshme: Vezë e gatuar në avokado

Qysh Me Qysh Me | Receta | 20 August 2019 | 14:01
Ky është ushqim i përsosur për ata që duan ta ruajnë formën e trupit. Receta e mëposhtme ju furnizon me vajra të shëndetshëm yndyrorë dhe proteina të cilat zgjasin tërë ditën, transmeton Qysh Me.
Përbërësit:
– Katër vezë
– Dy avokado
– Vaj ulliri
– Kripë, piper, erëza sipas dëshirës
 
Instruksionet:
– Fillimisht nxejeni furrën në 200 gradë celsius
– Prejeni avokadon në gjysmë dhe largojani pjesën e brendshme për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për vezët
– Thyejeni vezën dhe me xhentilesë e derdhni në gjysmën e avokados. Hidhni përmbi kripë, piper dhe erëzat e preferuara
– Gatuajeni në furrë për 15 minuta derisa veza të jetë pjekur.
/Qysh Me/ The post E shpejtë dhe e shijshme: Vezë e gatuar në avokado appeared first on Qysh Me.
dua