Embëlsira me mollë - receta që mbush shëtpinë me aromë të mirë - Qysh Me nga dua.com 

Embëlsira me mollë - receta që mbush shëtpinë me aromë të mirë

Argjenda Selmani Argjenda Selmani | Receta | 03 April 2020 | 10:39

Nëse ju pëlqejnë mollët dhe doni të gatuani një ëmbëlsirë të shijshme atëhere përdoreni këtë recetë. Me përbërësit që ka, kjo është një nga ato gatime që mbushë shtëpinë me erë të mirë.

Përbërsit:

 4 vezë,

 1 filxhan e gjysmë sheqer (masa është filxhani i kosit prej 2 dcl),

 4 – 5 mollë të grira në rende,

 Një filxhan vaj,

2 filxhanë miell,

1 qese pluhur për ëmbëlsira,

 1 lugë kanellë (e vogël apo e madhe, sipas shijes së amvisës),

 lugë xhem,sheqer pluhur

Përgatitja:

Më parë i tundim mirë vezët me mikser pastaj i shtojnë të gjithë përbërësit e tjerë dhe me dorë i përziejmë mirë.

E pjekim në furrë të ngrohur derisa të marrë ngjyrë gështenje, kontrollohet me rrëmojcë a është e gatshme.

Në fund mos harroni t’i hidhni sipër sheqer pluhur.

 
dua