Qysh Me - Kërko - Ëmbëlsirë verore: Desert freskues dhe i shijshëm me mjedra! 
Kyçu

Ëmbëlsirë verore: Desert freskues dhe i shijshëm me mjedra!

Qysh Me Qysh Me | Receta | 30 July 2019 | 07:57
Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë të shijshme në çdo vakt pa frikën e kalorive dhe shtimit të peshës? Përbërësit: – ½ filxhan ujë;
– 4 filxhanë mjedra të freskëta;
– ¼ ujë të ftohtë;
– 2 lugë të vogla nisheste;
– ½ filxhan sheqer;
– 1 lugë e vogël lëng limoni. Përgatitja: Nxehni, në temperaturë mesatare, një filxhan mjedra dhe gjysmë filxhani ujë. Zieni dhe përzieni derisa mjedrat të zbuten, përkatësisht rreth 5 minuta. Qitni mjedrat në sitë në mënyrë që të ndani farat, pastaj ktheni në tenxhere në të cilën i keni zier. Përzieni nishestenë dhe ¼ e ujit të ftohtë në një enë derisa të shkrihet, andaj përzieni atë me mjedrat e ziera dhe shtoni sheqer. Zieni të gjitha bashkë, duke i përzier, rreth 5 minuta. Në fund, shtoni lëngun e limonit dhe lini që salca nga mjedrat të ftohet në temperaturë dhome. Sipër qitni mjedrat e mbetura dhe qitni salcën e përgatitur dhe lëreni të ftohet. /Telegrafi/ The post Ëmbëlsirë verore: Desert freskues dhe i shijshëm me mjedra! appeared first on Qysh Me

Komentet

Të Ngjajshme

dua