Ja cila është receta për përgatitjen e makaronave me mish viçi - Qysh Me nga dua.com 

Ja cila është receta për përgatitjen e makaronave me mish viçi

Qysh Me Qysh Me | Receta | 12 May 2020 | 13:47

Mishi i viçit dhe makaronat mund të jenë një miks i çuditshëm, por shumë i shijshëm për t’u ngrënë. Ja cila është receta e këtij kombinimi unik.

Përbërësit

- 4 racione mish viçi,
- 500 gr makarona elb,
- 4 lgj vaj ulliri,
- 1 kokërr qepë,
- 2 thelpinj hudhër,
- 1 karotë,
- 3-4 domate,
- 1 lugë sheqer
- 1 koncentrat pule
- 1 gotë verë të bardhë
- Kripë, piper
- 100 gr djathë të verdhë

Përgatitja

Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e qingjit të spërkatur me kripë. E kaurdisim nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë, transmeton BallkanWeb. Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë një qepë të grirë imët, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe domaten të grirë në rende.

I trazojmë mirë përbërësit i rregullojmë me pak sheqer, kripë dhe piper dhe më pas shtojmë buljon me koncentrat pule. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë të ulët.

dua