Qysh Me nga dua.com - Lulelakër, brokoli dhe karota – recetë e përsosur për perime 

Lulelakër, brokoli dhe karota – recetë e përsosur për perime

Qysh Me Qysh Me | Receta | 24 March 2020 | 00:00
Drekë shumë e shijshme dhe e shëndetshme – përgatitet shumë shpejt!
Madje edhe nëse nuk jeni ndonjë adhurues i këtyre perimeve, lulelakrës, brokolit dhe karotës, nga kjo recetë do të filloni t'i doni.
 
 Nevojiten:
 1 Lulelakër e vogël
– 1 Brokoli i vogël
– 2 Karota
– 2 Vezë
– 200 ml ajkë neutrale
– 50 ml qumësht
– Pak gjalpë
– 80 g kaçkavall
– Kripë
– Piper
 
Përgatitja
 
1. Primet marinoni pak në ujë të kripur (4 – 5 minuta) dhe radhisni në tepsi të vajosur rezistuese ndaj zjarrit – një radhë lulelakra një radhë brokoli, ndërkaq karotën të prerë në rrathë shpërndajeni sipër.
 
2. Tundni vezët shtoni ajkën për zierje dhe qumështin dhe të gjitha përzieni, qitni erëza sipas shijes.
 
3. Qitni në mënyrë të barabartë sipër perimeve dhe kaçkavallin e grirë në rende.
 
4. Gjalpin përhapeni mbi sipërfaqe.
 
5. Piqni në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius rreth gjysmë ore.
 
Vërejtje:
Nëse dëshironi racion “më të fortë” në perime radhisni feta proshute dhe pastaj qitni djathin. 
dua