Qysh Me - Kërko - Lulelakër, brokoli dhe karota – recetë e përsosur për perime 
Kyçu

Lulelakër, brokoli dhe karota – recetë e përsosur për perime

Qysh Me Qysh Me | Receta | 09 October 2019 | 23:03
Drekë shumë e shijshme dhe e shëndetshme – përgatitet shumë shpejt! Madje edhe nëse nuk jeni ndonjë adhurues i këtyre perimeve, lulelakra, brokoli dhe karotat që tani do të jenë ushqim i dashur juaji! – transmeton Qysh Me. Nevojiten: – 1 lulelakër e vogël;
– 1 brokoli i vogël;
– 2 karota;
– 1-2 vezë;
– 200 ml ajkë neutrale;
– 50 ml qumësht;
– pak gjalpë;
– 80 g kaçkavall;
– kripë;
– piper. Përgatitja: 1. Primet marinoni pak në ujë të kripur (4 – 5 minuta) dhe radhisni në tepsi të vajosur rezistuese ndaj zjarrit – një radhë lulelakra një radhë brokoli, ndërkaq karotën të prerë në rrathë shpërndajeni sipër. 2. Tundni vezët shtoni ajkën për zierje dhe qumështin dhe të gjitha përzieni, qitni erëza sipas shijes. 3. Qitni në mënyrë të barabartë sipër perimeve dhe kaçkavallin e grirë në rende. 4. Gjalpin përhapeni mbi sipërfaqe. 5. Piqni në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius rreth gjysmë ore. Vërejtje: Nëse dëshironi racion “më të fortë”, në perime radhisni feta proshute dhe pastaj qitni djathin. /Qysh Me/ The post Lulelakër, brokoli dhe karota – recetë e përsosur për perime appeared first on Qysh Me.

Komentet

Të Ngjajshme

dua