Mantia me djathë dhe spec djegës - Qysh Me nga dua.com 

Mantia me djathë dhe spec djegës

Qysh Me Qysh Me | Receta | 30 August 2019 | 23:36
Racion i përsosur për adhuruesit e kafshatës së mirë Ju mjafton ta përgatisni sipas recetës më poshtë dhe shija e mirë është e garantuar, transmeton Qysh Me. Përbërësit: – 400 g miell;
– 2 dcl ujë të vakët;
– 100 g gjalpë të shkrirë;
– 2 dcl vaj;
– 700 g djathë taze të lopës;
– 4 speca turshi djegës të grirë imët;
– 2 dcl jogurt;
– 3 thelpinj hudhre të grirë imët;
– kripë. Përgatitja: Në një enë për përzierje qesim 400 g mielli, i qesim krip dhe bëjmë brumin duke shtuar 2 dcl ujë të vakët. Brumin e ringjeshim në tavolinë pune duke i shtuar pak miell. Kur ta ngjeshim e ndajmë në 4 pjesë dhe nga secila, duke e ngjeshur, bëjmë 4 toptha. I vendosim në tabaka dhe i qesim sipër pak përzierje të bërë nga 100 g gjalpë të shkrirë dhe 1 dcl vaj. I mbulojmë me leckë dhe i lëmë gjysmë ore. Ndërkohë në enën për përzierje përziejmë 700 g djathë të freskët lope dhe 4 speca turshi djegës të grirë imët. I përziejmë mirë që specat të përhapen mirë në gjithë përbërjen. Në dërrasë rrethore të mbuluar me sofrabez i përhapim petët nga topthat e bërë duke i lyer vazhdimisht përbërjen e gjalpit dhe vajit. Kur t’i kemi përhapur radhisim përbërjen e djathit dhe ngadalë e mbështjellim brumin në mënyrë të barabartë nga të gjitha anët. Me dorë i heqim copat e mbështjella të petës, formojmë toptha dhe i radhisim në tepsi të rrumbullakët të bërë me vaj duke bërë rrathë. I pjekim 45 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius. Ndërkohë bëjmë shtesën për mantia ashtu që në 2 dcl jogurt shtojmë 3 thelpinj hudhre të grirë imët. Kur të piqen mantiat, i qesim sipër përzierjen e jogurtit dhe hudhrës dhe i shërbejmë. /Qysh Me/ The post Mantia me djathë dhe spec djegës appeared first on Qysh Me.
dua